Zvicër / Mjeku shqiptar shënon suksesin e rradhës

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Një nga personalitetet më të shquar të diasporës në Zvicër, doktori i dyfishtë i shkencave mjekësore, Dr. Alban Y. Neziri, në praninë e rreth 200 pjesëmarrëve, shqiptarë e zviceranë, bashkë me kryetarin e qytetit të Langenthalit, Reto Müller, hapi qendrën e tij moderne gjinekologjike.

Alban Y. Neziri me prejardhje nga Peja në moshën 34 vjeçare ka mbrojtur dy doktorata shkence vetëm brenda dy muajsh në Bernë të Zvicrës dhe Grac të Austrisë, por njëherësh ishte edhe në mesin e ideatorëve dhe themeluesve të Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Zvicër, shoqatë kjo që aktualisht numëron rreth 400 mjekë me prejardhje nga gjitha trojet etnike.

Një arritje e madhe është edhe hapja e një qendre private gjinekologjike në qendër të qytetit të Langenthalit.

Në këtë ceremoni të hapjes krahas dhjetëra mjekëve shqiptarë dhe personaliteteve tjera nga fusha e mjekësisë, bizneseve e të tjera, pati edhe përfaqësues zviceranë, nga fusha e shëndetësisë, edhe nga jeta shoqërore e institucionale në krye me z. Reto Müller, kryetar i komunës së Langethalit.

Klinika e re e porsahapur, e pajisur me gjitha mjetet në disa dhoma pune e laboratori e me sallë përkatëse për konferenca, përbën një objekt me kushte optimale për një klinikë moderne gjinekologjike. Prointegra

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.