Itali / Nis edicioni i dytë i festivalit të filmit shqiptar “Albania, si Gira”

E enjte, 25 Prill, 2024

Regjisori Elton Gllava ka hapur edicionin e dytë të festivalit “Albania, si Gira”, me filmin e tij “Albanian Cinema Paradiso”. Mbrëmjen e djeshme filloi festivali i kinemasë shqiptare në Itali, i cili mbahet në Casa del Cinema në Romë.

Elton Gllava është forograf dhe kineast shqiptar me banim në Romë. I larguar nga Shqipëria në vitin 1991 ai u diplomua nga Scuola Romana di Fotografia e Cinema në Itali dhe zhvillon projektet e tij me në fokus çështjet sociale dhe mjedisore në Itali dhe në vendlindjen e tij. Projekti më i fundit i Gllavës është realizuar në Bulqizë dhe u botua si libër në vitin 2019.

Aktiviteti do të eksplorojë marrëdhëniet italo-shqiptare nëpërmjet prodhimeve kinematografike të realizuara nga autorë shqiptarë, italianë dhe ekipe italo-shqiptare për të reflektuar mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e dy vendeve.

FestivaIi do të zhvillohet sipas protokolleve të sigurisë ndaj COVID-19 në kinemanë “Largo Marcello Mastroianni” në  Romë, deri më 11 shtator.

Aktiviteti i këtij viti do të përqendrohet në temat e “tranzicionit” të cilat kanë përcaktuar historinë e shqiptarëve dhe italianëve. Programi përfshin shfaqjen e filmave të xhiruar para dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, të cilat do të shërbejnë për të kuptuar vijueshmërinë e marëdhënieve dhe prishjet kryesore që kjo ngjarje ka krijuar në perceptime të ndërsjella.

Ky aktivitet i cili realizohet në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Filmit në Tiranë do të shfaqë në Romë disa nga veprat më domethënëse të kinemasë shqiptare të epokës komuniste dhe postkomuniste, duke e vendosur publikun në kontakt me një realitet artistik pak të njohur por shumë të gjallë, që është kinematografia e “Tokës së Shqiponjave”.