Numri i sportisteve shkodrane dhe shqiptare që po rriten tashmë jashtë Shqipërisë, po shtohet çdo ditë e më shumë . Faqet e mediave sportive i zënë në më së shumti futbollistët, por ka edhe sportistë në disiplina të tjera që po shkëlqejnë dhe nderojnë veten dhe kombin e tyre.
Njëra prej tyre është volejbollistja Angela Çoba. 14 vjeçarja shkodrane së fundmi është grumbulluar në kombëtaren e Italisë së grupmoshës U15 në stazhin treditor që ajo po zhvillon aktualisht. Çoba është një ndër 18 vajzat e grumbulluara.
Angela është vajza e një emri shumë të madh në volejbollin shkodran dhe atë Shqiptar, Gjon Çobës. Volejbollisti i shekullit i ekipit “SK Vllaznia” prej vitesh jeton në Itali, ku për shume vite ka bërë edhe detyrën e trajnerit, duke qenë madje trajneri me i suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar dhe italian, sepse duke drejtuar Modenën, ka arritur të fitojë edhe “Champions League të Europë s”. Dhe tashmë rrugën e tij të sukseseve duket se do ta ndjekë edhe Angela. Nisja e karrierës së saj është shumë e mirë . Duke luajtur në rolin e pasueses me ekipin e saj “ASD Visette Voley”, ajo ka rë në në sy edhe të stafit të ekipit kombëtar që e ka thirrur në grumbullimin e rradhës. ShkodraSport
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.