Ekonomia, COVID 19 dhe bumerangu i hajnisë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Corona andej, Corona këndej, janë lodhur njerëzit dhe nuk dëshirojnë ta dëgjojnë më. Dikush thotë ska virus por vetëm një grip i thjeshtë, të tjerët se është vdekjeprurës dhe i rrezikshëm dhe në fund e tëra i ngjanë një diskutimi koti. Mirëpo të padiskutueshme dhe te verifikuara janë pasojat e shkaktuara njerëzve e sidomos ekonomisë botërore!

I ashtuquajturi “Corona Lockdown” pothuajse në tërë botën ka shkaktuar dëme dhe humbje të mëdha me përmasa të pa para deri më tani në histori. Zbritja e rritjes ekonomike në shumë vende shkon prej  10 deri në 25 % të brutoproduktit shtetëror. Varësisht nga fuqia ekonomike e vendit, kanë qenë edhe përmasat e humbjeve të ndryshme, gjithashtu edhe reagimi shtetëror ka qenë i ndryshëm. Sa më e fortë dhe robuste ekonomia e një shteti aq me i fuqishëm ishte reagimi i shteteve dhe qeverive me politikat e tyre fiskale dhe ekonomike.

Një ndër problemet kryesore që kanë pasur ministrit përkatëse te vendeve të zhvilluara ishte se si mundemi në mënyre jo burokratike, direkte dhe të shpejtë tu ndihmojnë sektorit privat dhe ndërmarrjeve të ndryshme për të mos falimentuar. Shumë ekspertë janë ulur dhe kanë diskutuar se cfarë instrumentesh e kriteresh duhen përdorur që e gjithë kjo të të bëhet në mënyrë transparente dhe të drejtë duke u bazuar në ligjet dhe sistemin juridik e fiskal të shtetit, (flas këtu për sistemet e ekonomisë së tregut të lirë) si është rasti edhe te ne në Kosovë dhe Shqipëri.

Përshembull Gjermania si një ndër shtetet që deri më tani më së miri e ka menaxhuar këtë pandemi dhe krizë të rëndë ekonomike ka pasur disa forma të ndihmës financiare për ndërmarrjet dhe individët të cilët kanë qenë të prekur nga kriza e shkaktuar. Po i permend më kryesoret!

E para, ka qenë e ashtuquajtura “sofort hilfe” për të gjitha Firmat e prekura. Kjo ka qenë një ndihmë e drejtëpërdrejt emergjente pa obligim për kthim. Lartësia e ndihmës ka qenë e lidhur konkretisht me numrin e punëtorëve dhe lartësinë e humbjeve eventuale në gjashtë muajt e parë.                                              E dyta kanë qenë kreditë e buta ose pa kamatë, interesantë këtu ishte se si garantues për këto kredi ka qenë Qeveria rajonale (Landesregierung) dhe kompanitë nuk kanë pasur nevojë të kenë hipoteka. E treta ishte ndihma për mbulimin e pagesës së punëtorëve diku prej 65 deri në 68% varësisht se a janë te martuar dhe a kanë fëmijë. Kjo pëqindje jepet për të ardhurat neto të punëtorëve dhe shërben në radhë të parë që mos të humben vendet e punës dhe punëtoret ta kenë sadopak sigurinë sociale. Kjo mund të zgjasë deri në një vit, edhe pse ditëve të fundit Qeveria Federale ka bëre përgatitjet për ndryshimin e ligjit për tu mundësuar zgjatja e afatit deri në dy vjet. Me një model të tillë duhet patjetër që edhe punëtoret të jenë të pajtuar dhe ta nënshkruajnë kontratën.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri janë ngritur gjithashtu me arsye zërat për ndihmë nga shteti. Qeveritë e dy vendeve kanë shprehë gatishmëri që t’ju ndihmojnë qytetarëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme. Ty dy qeveritë përballen me një problem shumë të madh.

Së pari nuk kanë razerva të mëdha shtetërore sepse nuk i kane mbledhur me kohë, ndërsa për kredi të buta ndërkombëtare nuk janë edhe aq kredibile. Së dyti, cilat kritere duhet ti përdorin për ndarjen e ndihmave? Këtu vjen në pah problemi më i madh i sistemit ekonomik dhe fiskal Shqiptar, e kjo është ekonomia joformale, shmangja e pagesës së tatimit dhe vjedhja pothuajse haptas e buxhetit të shtetit. Dukuri shumë e njohur nga bizneset por edhe e toleruar nga qeveritë në të dy anët e kufirit. Tani shihe haptasi se të gjithëve që nuk u përmbahen rregullave dhe ligjit do tu kthehet si bumerang dhe do ti sjellë në situatë shumë të vështirë. Ja pse?

Rregulli kryesorë nga ana e qeverive dhe ministrive të ndryshme në mbarë botën është që nëse nuk kanë ndonjë instrument të posacëm për verifikim të shpejtë, atëherë kthehen dhe i shikojnë bilancet e vitit të kaluar dhe periudhën e caktuar paraprake. Këto të dhëna pastaj ju shërbejnë si parametër i pazëvendësueshëm për ti përcaktuar humbjet e shkaktuara këtë vit. Në bazë të kësaj edhe paguhen pjesërisht humbjet. E pikërisht këtu, tani në Shqipëri dhe Kosovë qëndron problemi më i madh sepse jam i bindur se shumica e ndërmarrjeve nuk i raportojnë të ardhurat reale për ti ikur tatimit apo për cfarëdo arsye tjetër. Tani nuk munden të thonë se Corona i ka shkatërruar kur ata edhe para një viti nuk kishin edhe aq të ardhura të majme. Pra, qeverive ju mungojnë rezervat që nuk i kanë mbledhur dhe nuk mund të ndihmojnë, kurse ndërmarrjeve arsyetimi se kanë pasur humbje, pakë e cuditëshme apo jo?

Kjo situatë kërkon përgjegjësi të madhe institucionale, organet shtetërore ose tani ose kurrë duhet të reagojnë me seriozitet shumë të madh dhe mos të lëshojnë pe para askujt. Ndoshta kjo krizë është edhe një shanc i madh që të gjithë të ulen e të mendojnë mirë se pa funksionimin e shtetit dhe sistemit tatimor nuk ka prosperitet dhe zhvillim të mirëfilltë shoqëror. Ta kuptojnë edhe biznesmenët në fund të fundit është edhe në interes të tyre të paguhen të gjitha obligimet të cilat janë të parapara me ligj sepse “nuk i dihet kurrë“!

Kjo gjendje e rëndë dhe manipulimet u panë shumë qartë kur qeveria e Kosovës doli me qëndrimet se do ti ndihmojë të gjithë ndërmarrjet për secilin punëtorë i cili është i regjistruar. Pa pritmas edhe në kohen e pandemisë disa kompani filluan ti lajmërojnë punëtoret të cilët deri atë ditë punonin pa letra të rregullta duke iu mohuar të gjitha të drejtat dhe benefitet e garantuara me ligj duke mos u paguar as sigurimet shëndetësore, pensionale e invalidore vetëm e vetëm për përfitim maksimal të ndërmarrësve. Pra si nga qielli u shtu numri i të punësuarve në Kosovë në kohë pandemie. Një paradoks i klasit të parë, deri më tani fenomen që nuk ka ndodhur askund dhe asnjëherë në botë. Bile, kur doli ministri i Financave të Kosovës dhe deklaroj se është shtuar numri i të punësuarve në Kosove, shumë të ashtuquajtur ekspert të ekonomisë, e komentuan me përbuzje dhe cinizëm duke e përqeshur edhe pse ishte absolutisht e vërtetë.

Më mbetet shpresa se ky virus dhe kjo krizë do ti nxisë shumë njerëz si nga shoqëria civile, qeveria dhe bizneset që të fillojnë të mendojnë dhe veprojnë ndryshe se deri më tani!!

*Shpetim Alaj  prej me shume se 25 vitesh jeton ne Gjermani ku është sipërmarrës i suksesshëm në fushën e Ekonomisë dhe Doganave