Adriana Bejko: Të mohosh gjuhën shqipe nuk do të thotë të integrohesh me shpejt

E premte, 19 Prill, 2024

Adriana Bejko, me një karrierë të gjatë në mësimdhënie, si mësuese e si pedagoge, në tre kontinente, është sot një emër i nderuar në Diasporë, e suksesshme dhe shembull i shqiptarit të integruar më së miri. Ky mision fisnik, me qëllimin e mirë dhe mjaft domethënës, që e konsideron mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e Diasporës si “ajrin” për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar”, e ka bazën tek tradita familjare (si bijë e familjes së nderuar Fishta në Shkodër), tek edukimi, formimi dhe puna e saj e palodhshme për më se katër dekada e gjysmë i është përkushtuar atdheut, gjuhës shqipe, brezit të ri dhe tani mbarëvajtjes së Diasporës. Nё mёnyrё qё lexuesit tё kuptojnё mё lehtё ato ҫ’ka thuhen mё poshtё,  ajo në fillim të intervistës për gazetën “Diaspora Shqiptare” thekson se “as nuk jam as nuk dua tё jem politikane….nuk kam bёrё pjesё nё asnjё parti politike, sepse gjithё jetёn kam zgjedhur tё mbetem antare e “Partisё Shumё tё Nderuar tё Mёsuesve”. Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa; të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë. Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë mё shumё se mёsues mediokër…….dhe kur e shohin kёtё, vendosin tё merren me politikё. Ndёrsa, mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për t’u pёrmirёsuar; pёr të krijuar një mjedis tё ngrohtё, inkurajues dhe edukues për nxënësit e tyre. Unё kam zgjedhur kёtё tё fundit.

Kam filluar punёn time si mёsuese e gjuhёs angleze nё vitin 1975 nё qytetin e Peshkopisё. Nga viti 1976-1990 kam qenё mёsuese e gjuhёs angleze ne Gjimnazin “Qemal Stafa” nё Tiranё Nё vitet 1990 – 1994, punoja si inspektore arsimi nё Drjetorinё Arsimore tё Tiranёs, isha presidentja e Shoqatёs sё Mёsuesve tё Anglishtes tё Shqipёrisё dhe themelova Green Peace Albania, me fёmijёt e shkollave “Emin Duraku” dhe “11 Janari”. Gjatё atyre viteve, pata rastin tё pёrfaqёsoj Shqipёrinё nё shumё aktivitete tё Kёshillit Britanik apo Institutit Ndёrkombёtar tё Edukimit (IIE-USA). Ky pёrfaqёsim mё dha mundёsinё tё njihem me sisteme tё ndryshme arsimore dhe me cilёsinё e mёsuesve nё shumё vende perёndimore. Pёr ҫudinё time, “zbulova” se mёsimdhёnja nё “oksident” linte shumё pёr tё dёshiruar nё krahasim me punёn e admirueshme qё bёnin kolegёt e mij nё Shqipёri, me kushte tejet tё vёshtira (me njё copё shkumёs dhe njё dёrrasё tё zezё, tё lyer keq.) E vetmja gjё qё n’a mungonte ne ishte zhdёrvjelltesia nё mёsimdhnje – njohja e intelligjencave tё ҫdo nxёnёsi (truri i ҫdo njeriu ka 7 intelligjenca, disa mё tё forta e disa mё tё dobta), pёrdorimi i dialogut nё klasё, shkёputja nga libri dhe krijimi i njё mjedisi mёsimdhёnje ku nxёnёsi tё zbulonte dijet e lёndёs duke pёrdorur trurin, i cili ёshtё ndёrtuar ndryshe nё ҫdo njeri.

Duke qёnё njё natyre qё nuk i pёlqen tё qajё (apo tё hungёrojё, siҫ thotё populli) apo tё gjejё “fajtorin” e kёsaj gjёndje, unё mora pёrgjegjёsinё personale pёr tё dhёnё kontributin tim modest nё fushёn e mёsimdhёnjes. Pёr tё arritur kёtё, e kuptova se nuk isha e pajisur me njohuritё e duhura teorike dhe mё duhej specializim mё i plotё. Aty ku tё tjerёt shohin problem, unё shoh mundёsi pёr pёrmirёsim dhe udhёhiqem nga thёnja e Kenedit, “Mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj; pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.” Kёshtu, fillova rrugёn e gjatё dhe tё mundimshme tё aplikimit pёr bursёn shumё prestigjoze “Fulbright”. Mbas njё viti provimesh, projektesh, intervistash dhe konkurimi me 700 kandidatё shqiptar pёr dy bursa, m’u akordua kjo bursё pёr tё studiuar pёr Master Degree nё Kaliforni.  Nё Gusht 1994 u nisa pёr nё Amerikёn e largёt, me dёshirёn dhe bindjen pёr t’u kthyer nё Shqipёri mbas mbarimit tё studimeve. Ngjarjet e 1997 nё Shqipёri mё bёnё tё bёja njё “detour” pёr nё Kanada. Kudo qё kam jetuar gjatё njё ҫerek shekulli nё kurbet, i kam theksuar vetes dhe dy djemve te mi, Kreshnikut dhe Indritit, se ёshtё pёrgjegjёsi e madhe tё jesh emigrant, sepse nuk pёrfaqёson vetёm veten, por Shqipёrinё nё vendin e huaj!”

Znj. Bejko Cila ka qenë rruga e integrimit tuaj profesional në Kanada?

Gjatё gjithё kёsaj kohe nё Amerikёn Veriore, kam kuptuar se mё mungonin njohuritё e duhura pёr trurin, “arёn” e mёsimëdhёnies.  Kёshtu, vendosa tё punoj pёr doktoraturёn nё fushёn e pedagogjisё dhe tё studioja sesi truri pranon ose refuzon dijen qё i ofrohet nga mёsimdhёnёsi (prindi apo mёsuesi). Siҫ shihet, arsimimi, lёҫitja e mёndjes, ka qёnё forca kryesore qё mё motivon pёr tё mbetur njё nxёnёse e pёrjetshme.

Kam punuar në një universitet në Kaliforni dhe në tre universitate në Kanada. Universiteti qё mё priti na krijoi kushte relativisht normale jetese nё fillim. Gjithashtu, falё edukimit qё mё kishin dhёnё pedagogёt e mi tё mrekullueshёm nё Shqipёri, gjatё gjithё kohёs nё emigracion unё kam punuar nё fushёn e edukimit. Megjithёatё, edhe unё nuk kam kaluar vetёm mbi bar, ka patur edhe shumё “gjёmbaҫё” nё rrugёtimi tim si pёr shembull kur punoja nё njё kopёsht pёr $ 5 nё orё apo kur aplikoja pёr punё dhe nuk e fitoja vendin e punёs sepse e flisja anglishten me theks shqip; apo kur duhej tё studioja gjithё natёn se si tё pёrdorja njё softëare tё ri, apo kur prisnim nё tension nёse do tё n’a rinovohej viza pёr vitin tjetёr. Tё gjitha kёto pёrvoja na kanё shtuar thinjat, por edhe na kanё mёsuar tё vlerёsojmё, respektojmё dhe tё gёzohemi pёr arritjet e bashkёatdhetarёve nё disaporё. Sa herё lexoj pёr kёto arritje, ndjehem edhe mё shumё krenare pёr diasporёn tonё nё Kanada. Njё pёrfaqёsim kaq dinjitoz i Shqipёrisё nё Kanada ёshtё pёr t’u admiruar… ndoshta nё tё ardhmen do tё kemi njё antarёsim po kaq tё plotё tё shqiptarёve nё seicilёn shoqatё Shqiptaro-Kanadeze dhe tё hapim sa mё shumё “Shtёpi Shqiptari”, sipas shembullit tё shoqatёs tё Torontos.

Gjatё 20 viteve qё jam nё Kanada, kam qenё shefe departamenti, drejtoreshё instituti tё mёsimit tё gjuhёs angleze, pedagoge nё fakultetin e mёsuesise etj. Tё gjitha kёto detyra qё mё janё besuar tregojnё qё mё janё dhёnё mundёsi si nё fushёn e mёsimdhёnjes ashtu edhe nё fushёn e drejtimit nё arsim dhe kam ndjere vehten te barabarte ne mes te barabarteve. Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, por unё e kam pasur një “çelës” të tillë.  Kjo ka qenë fakti që unë jam bijë e familjes së nderuar Fishta në Shkodër, që na ka mëkuar me krenarinë për Shqipërinë dhe patriotizmin e flaktë (kur lindëm, tek djepi, kishim Lahutën e Malcis”), me ndershmërinë dhe drejtësinë dhe, mbi te gjitha, me etiken e punës pa hile. Për këtë u jam mirënjohës prindërve dhe vëllezërve të mi që me edukuan me këto cilësi të pashoqe.

Ministri i Shtetit për Diasporën nga viti i kaluar ka themeluar edhe Këshillin Koordinues të Diasporës, pjesë e së cilit jeni edhe ju. Sa e keni arritur te përcillni zërin e shqiptarëve të Kanadasë në këtë këshill?

Qё nё fillim dua tё theksoj se kjo detyrё si anëtare e Kёshillit Koordinues tё Diasporёs (KKD) ёshtё sa privilegj aq edhe pёrgjegjёsi qytetare. Si unё ashtu edhe z. Radovicka nuk kemi qёnё nё dijeni tё propozimit tё bёrё nga shoqatat ku ne aderojmё, por u jemi shumё mirёnjohёs bashkёkombёsve tanё qё n’a dhanё njё besim tё tillё duke shtuar emrat tonё nё listёn shumё dinjitoze tё 19 kandidatёve pёr tё pёrfaqёsuar diasporёn e Kanadasё nё njё strukturё tё tillё dinjitoze si KKD. Ne e kemi marrё kёtё detyrё me shumё pёrgjegjёsi dhe seriozitet, megjithёse jemi tё bindur qё nuk ёshtё e lehtё pёr shumё arsye – kjo ёshtё njё strukturё qё nuk ka ekzistuar pёrpara dhe nuk ka asnjё pёrvojё; qeverija Shqiptare i merr gjёrat pak “shtruar” por koha nuk pret; gjёndja nё Shqipёri nuk ёshtё e lehtё dhe diaspora shqiptare ka humbur besimin se qeverija dhe strukturat e saj janё vёrtetё dhe sinqerisht tё interesuara tё ndёrtojnё ura dhe jo mure me diasporёn.

Problemet e diasporёs nё Kanada, nё shumicёn e rasteve janё tё njёjta me ato tё bashkёatdhetarёve kudo nё botё – ruajtja e gjuhёs dhe identitetit, e drejta pёr tё votuar, etj.  Kanadaja, nё mёnyrё tё veҫantё ka njё problem me shёrbimet qё ofrohen nga ambasada jonё nё Ottaëa, sidomos nё lidhje me rinovimin e pasaportave tё qytetarёve.  Ne e kemi ngritur kёtё problem me ministrat pёrkatёs disa herё dhe n’a ёshtё premtuar qe fondi ёshtё lёvruar dhe sё shpejti ky problem do tё zgjidhet.

Sipas jush, cilat janë të arriturat kryesore të Këshillit Koordinues të Diasporës deri më tani?

Mendoj se formim i institucionit te Ministrit te Shtetit për Diasporën dhe i KKD është një hap i mirë në këtë drejtim.  Ky është një nder i madh për ne, por edhe një përgjegjësi e madhe.  Është për t’u theksuar se bashkëpunimi midis 15 anëtareve të KKD ka filluar tashmё dhe ne ndajmë të njëjtën filozofi – të njohim nevojat e Diasporës dhe të luftojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira.  Ne jemi një grup  që nuk kemi interesa politike dhe nuk do të bëhemi “vasalë” të asnjë partie politike, pasi kemi arritur çdo gjë me djersën e ballit dhe nuk i kemi “borxh” askujt.  Të gjithё jemi të angazhuar për  të dhënë maksimumin për bashkëpunimin ndërshqiptar.

Për momentin, KKD po kontribuon në fushën e ligjshmërisë, të arsimit, të digjitalizimit, dhe tё shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme.  Mund të duket pak e çuditshme, por unë mendoj se Diaspora mund të kontribuojë fuqishëm në fushën e etikës së shërbimit ndaj klientit apo pacientit.  Në mërgim ne kemi mësuar atë që quhet « servant leadership ». Kjo filozofi duhet të ekzistojë si tek kamerieri edhe tek mjeku, si tek punonjësi i aeroportit edhe tek mësuesi, dhe kjo është gjёja që i mungon Shqipërisë sot dhe ne e kemi mësuar mjaft mirë në kurbet.

Gjatё 9 muajve tё punёs sё tij, KKD ёshtё fokusuar nё njohjen e nevojave afatshkurtra dhe afatgjata tё diasporёs.  Ne kemi ndёrhyrё dhe kemi mbёshtetur vёllezrit tanё nё situate urgjente siҫ ishin situatat nё pikёn kufitare me Greqinё nё Kakavijё, shёmbja e Teatrit Kombetar, gjёndja pas tёrmetit, situate e Covid-19 etj.  Njё pjesё e madhe e pёrpjekjeve tona ёshtё pёrqendruar nё sigurimin e tё drejtёs sё votёs pёr vitin 2021.  Pёr mua personalisht, fokusi im ёshte ruajtja e gjuhёs dhe kulturёs shqiptare nё diasporё. Ne kemi krijuar Kёshillin e Mёsimit Shqip nё Diasporё, nё tё cilin kemi mёsues nga 13 vende tё botёs.

 Jeni ndër themelueset e Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Calgaryt në Alberta. Sa mendoni, janë të organizuar shqiptarët e provincës ku jetoni, por edhe të Kanadasë, në përgjithësi?

Komuniteti shqiptar nё Calgary ёshte relativisht i ri dhe me njё numёr modest prej rreth 4000 personash. Tentativa e parё pёr tё formuar shoqatёn shqiptare tё Calgarit u bё nё vitin 2002, por fatkeqёsisht, siҫ ndodh shpesh me shoqatat tona, mosbesimi dhe thashethemet u bёnё krimbi qё e ҫ’pёrbёri kёtё inisiativё tё bukur patriotike tё grupit nismёtar. Deri nё vitin 2016, komuniteti shqiptar nё Calgary kaloi nё njё gjёndje apatie ku organizoheshin disa tubime me inisiativё private pёr vitin e ri apo pёr 8 Marsin por pa njё organizim serioz tё komunitetit. Gjatё periudhёs 2002-2016 u vunё re disa tendenca tё shёmtuara tё pёrçarjes sё komunitetit si nё rastin e disa pseudo- intelektualve qё nuk donin tё “pёrziheshin” me njerёz tё ndershёm por qё nuk kishin arsim tё lartё, apo tendenca pёrҫarёse ndёrmjet grupeve tё shqiptarёve tё ardhur nga treva tё ndryshme brenda apo jashtё kufijve tё Shqipёrisё. Me sa di, ky fenomen nuk ёshtё unikal vetёm pёr Calgary.

Nё vitin 2016, u vu re njё rilindje e vёrtetё nё udhёheqjen e komunitetit; njё frymё e re bashkёpunimi dhe njё pjesёmarrje e admirueshme e rinisё nё drejtimin e komunitetit. Ky grup i ri aktiv, nёn drejtimin e Ilir Kuqit, ka sjellur njё fllad shumё pozitiv, bashkёpunues dhe novator nё komunitetin shqiptar tё Calgarit. Ajo ҫ’ka mbetet pёr tё bёrё nga ne antarёt e diasporёs mund tё pёrmblidhet si mё poshtё:

“Garda e vjetёr” e emigrantёve duhet t’a mbёshtesim kёtё grup entuziast qё po drejton me shumё passion dhe largpamёsi shoqatёn e Calgary-it. Pjesёmarrja dhe vullnetarizmi nё shoqatё duhet tё konsiderohet si prioritet pёr ҫdo antar tё Diasporёs, si kontribut pёr ruajtjen e identitetit tonё nё  mёrgim. Individёt qё marrin pjesё nё shoqatё duhet t’a konsiderojnё vehten si tё barabartё nё mes tё barabartёve dhe t’i lёnё ofiqet dhe gradёt skencore tek dera e “shtёpive tё shqiptarёve”. Shoqata ёshtё e diasporёs dhe jo e individёve qё kёrkojnё lavdi. Balzaku thote, “Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.” Nё shoqatё duhet tё vijmё pёr tё shёrbyer dhe jo pёr t’u dukur.

Seicili bashkatdhetar duhet tё mendojё se ҫfarё mund tё kontribojё dhe jo tё pёrflasё ata qё kontribojnё. Çdo bashkёkombёs tё jetё krenar pёr vlerat dhe traditat e bukura tё familjes shqiptare (respekti pёr tё rriturit dhe prindёrit, veshja modeste dhe jo e ekzagjeruar, nikoqirllёku nё familje, ndihmesa pёr ato qё kanё mё pak, etj.) dhe tё organizojё jetёn familjare tё mbёshtetur nё ato vlera… Pse jo, t’ua mёsojё vlerat tona edhe kanadezëve, dhe tё mos ndodhё e kundёrta qё fёmijёt tanё tё asimilohen plotёsisht, tё harrojnё gjuhёn shqipe saqё prindёrit tё kthehen nё pёrkthyes kur fёmija komunikon me gjyshin apo gjyshen. Kjo nuk ёshtё “cool”, por njё dёnim i hidhur pёt tё gjithё.

Ne duhet tё kuptojё qё Diaspora e tregon krenarinё kombёtare duke marrё pjesё aktive nё  veprimtaritё e shoqatёs (ngritja e fondeve, shkolla shqipe, lidhja me shtetin kanadez, vendosja e ligjeve pёr njohjen e vjetersisё sё punёs pёr pensionin Kanadez, ndihma pёr emigrantёt e rinj etj.) dhe jo vetёm pёr tё bёrё hajgare dhe aheng pёr vitin e ri apo Festёn e Flamurit.

Shqiptarët në Kanada ju njohin si ndër zërat kryesorë të mbajtjes së mësimit shqip në Kanada, si pjesë krenare e bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave” edhe mësuese e shqipes në Calgary, ku tashmë po përgatiteni për mësimin online shkaku i pandemisë COVID-19. Sa do të jetë efikas mësimi online i gjuhës shqipe për brezat e rinj të shqiptarëve të Kanadasë?

Shkolla shqipe “Foleja e Shqiponjave” nё Calgary ёshtё organizuar mbi baza shkencore dhe didaktike nga mё tё mirat. Puna e shkollёs drejtohet nga njё bord me njerёz tё mrekullueshёm dhe tё specializuar nё fushёn e arsimit, tё cilёt marrin pjesё nё kёtё forum pёr tё sherbyer dhe jo pёr dёngla boshe.  Bashkpunimi model i kёtij bordi ka sjellё si rezultat faktin qё ne punojmё me njё Plan Mёsimor Kornizё tё detajuar pёr ҫdo javё dhe temё mujore, Librin e Prindit, Librin e Mёsuesit, Gazetёn e Shkollёs, etj. Pra, pavarёsisht se numri i nxёnёsve ёshtё i vogёl, rreth 30 fёmijё, struktura ёshtё e kualifikuar si pёr njё shkollё me 500 fёmijё.

Gjёndja e Covid-19 n’a detyron qё pёr kёtё vit mёsimi tё bёhet on-line dhe ne tё jemi krijues nё mёsimdhёnje. Risitё pёr kёtё vit janё:

  • Mёsimdhёnie cilёsore dhe me synime pedagogjike e gjuhёsore tё matshme dhe tё qarta nё kushtet e mёsimit online;
  • Si rezultat i sponsorizimit tё shkollёs nga dyqani BestBuy, qё do tё n’a sjellё kompjutera, softëare dhe vullnetarё, do t’a kthejmё mёsimin nё baza dixhitale, fakt qё do tё tёrheqё mё shumё fёmijё dhe do tё japё rezultate mё tё mira.
  • Mёsuesit do tё pёrgatisin plane mёsimore tё detajuara dhe me objektiva tё qarta pёr ҫdo orё mёsimi dhe do tё shfrytёzojnё platforma digjitale si “school me” etj.

Keni favorizuar mundësinë e votimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë në zgjedhjet kombëtare atje. Sa do të jenë vendimtare votat e Diasporës për të ardhmen e Shqipërisë?

Ne jemi realistё qё vota e diasporёs nuk do tё ndryshojё ҫdo aspekt tё jetёs sociale dhe ekonomike nё Shqipёri menjёherё.  Por ёshtё e domosdoshme tё bёhet pasi ёshtё njё e drejtё kushtetuese qe u ёshtё mohuar shtetasve me banim jashtё vendit.  Gjithashtu, kjo votё do tё ndryshojё “peshoren” e balancёs ndёrmjet dy forcave kryesore politike, gjë që do tё fillojё tharjen e moҫalit korruptiv aq tё pёrfolur nё Shqipёri.

Të gjithë ekspertët e të gjitha fushave mendojnë që pandemia COVID-19 do ta ndryshojë botën. Sa do të jetë ndryshe shkollimi pas kësaj periudhe të vështirë?

Ky ndryshim vihet re nё tё gjithё aspektet e veprimtarisё njerzore kudo nё botё.  Edhe mёsimdhёnja po ndryshon.  Tendenca ёshtё drejt digjitalizimit, por ka rezistencё serioze nga ana e prindёrve.  Pёr momentin, situata ёshtё e paqartё pasi kjo pandemic nuk dihet sa do tё zgjasё. Fakti qё nё shumё shkolla ka disa raste ku testimet rezultojnё positive dhe si mёsuesit ashtu edhe nxёnsit duhet tё izolohen, tregon qё beteja me Covid-19 nuk ёshtё nёn kontroll. Tё shpresojmё nё zbulimin e vaksinёs sa mё shpejt.

Jeni edhe mësimdhënëse e anglishtes për të sapoardhurit në Kanada. Si pritet të fillojë ky vit shkollor në Kanada?

Unё i kam kushtuar 45 vjet tё jetёs ҫёshtjeve qё lidhen me pёrvetёsimin e anglishtes si gjuhё e dytё. Fokusi i dy dekatave tё fundit ka qenё nё mёnyrёn e tё mёsuarit tё gjuhёs duke u bazuar tek truri dhe si truri ndёrton dendrite (lidhjet ndёrmjet neuroneve qё dёrgojnё informacionin nё kujtesёn afatgjatё) tё cilat sigurojnё mёsimin e anglishtes nё njё kohё record dhe me baza shkencore. Pёr kёtё unё kam botuar njё cikёl prej 8 librash me titullin “Fun English” pёr mёsimin e anglishtes mbi këtë bazë. Nё kushtet e pandemisё, platforma online “Dracana GPS” ofron kurse intensive me kёto libra, tё cilat do tё mundёsojnё qё si tё porsardhurit nё Kanada ashtu edhe tё tjerё persona kudo nё botё qё duhet tё mёsojnё anglisht, tё pёrshpejtojnё mёsimin e anglishtes dhe tё pёrgatiten pёr tё kaluar me shumё sukses provime te tilla si IELTS, TOEFL etj.
Me kёrkesёn time si autore, Dracana GPS ka vendosur qё ҫdo shqiptar qё rregjistrohet nё kurset e tyre tё paguaj vetёm 50% tё ҫmimit pёr kursin qё merr.

Ka gjithmonë kritika dhe vetëkritika se prindërit shqiptarë po flasin gjuhën angleze apo frenge me fëmijët e tyre në vend se të flisnin shqip. Sa kritike je ti në këtë kontekst?

Për këtë mua nuk më zë gjumi! Eshtë fatkeqësi e dyfishtë kur prindërit u flasin anglisht fëmijëve. Kjo për shumë arsye të cilat poezia e mëposhtëme i jep shumë qartë. Por edhe për faktin që disa prindër pretendojnë se duhet t’i flasin anglisht fëmijës që ”t’a ndihmojnë të integrohet” në shkollat kanadeze. Miq të nderuar, ju dua dhe ju respektoj, por mos e gënjeni veten me ëndrra të tilla në diell! Si specialiste e anglishtes ju njoftoj se niveli i anglishtes tuaj (të mësuar pa shkuar në kurse akademike) mund të mjaftojë për të mbijetuar në komunikimin e përditshëm, por nuk është gjuha akademike që fëmijët duhet të përdorin në shkollë. Prandaj, duke u folur fëmijëve me një anglishte “ të vjedhur” e me shumë gabime, në vend që t’i ndihmoni, në fakt i dëmtoni. Përgjigja më e mirë është kjo poezi që n’a vë në mendime.