Intervista/Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

E enjte, 25 Prill, 2024

Ai quhet Jozef, varianti shqiptar i onomastikës për atë “Giuseppe”, italisht.​

Pikërisht, ndonëse jeton në Itali, ai ka zgjedhur të mbajë pa e transformuar, versionin shqiptar të emrit të tij. Atë emër që familjarët  i kanë vendosur në Shkodër, në 1994-ën kur lindi.​

Duke shpërfillur nevojshmërinë hipotetike për të hyrë në klasifikime apo etiketime të ngurta skematike për këta të rinj me origjinë të huaj që po rriten e po piqen në Itali, ku po arsimohen dhe po formohen profesionalisht, për t’i konsideruar ata me përkufizime tipit: “Emigrantë të brezit të dytë”, “Italianë të birësuar” etj, na bëhet e mjaftueshme thjesht të dimë se Jozefi është një djalë i shkathët e dinamik, me idetë e qarta, inteligjent dhe kompetent në ato hapësira, të cilat plazmojnë interesat e tij të jetës, siç është aktrimi – ai në fakt është një aktor i ri i talentuar – dhe politika, ku është angazhuar në një segment të përcaktuar kohor, kur në 2019-ën kandidoi në zgjedhjet lokale administrative të qytetit të tij, Vercelli, në Itali.  ​

Ky përbën një shembull të shkëlqyer të privilegjit që përfiton një vend pritës emigracioni – si në rastin tonë, Italia – për të rinjtë e vet, ku gërshetohet shkrirja e anës më të mirë të rrënjëve të vlefshme të origjinës prej një vendi të përcaktuar, prej të cilit ata vijnë – Shqipëria konkretisht – me “krahët” e mundësive, që trualli aktual ku po jetohet, zakonisht u ofron atyre të rinjve. ​

Pershendetje Jozef, mire se vjen ne ALBANIA NEWS.​

“Jozef” për “Giuseppe”.​ Si një hasje e menjëhershme kjo, që bën efekt – ndoshta është diçka e mirëqene, sidoqoftë, kisha për zemër të ta vija në dukje, faktin se më bëri përshtypje lidhja jote me artin nga një anë dhe, nga ana tjetër, mungesa e një emri arti të mirëfillte ose si te thuash, atë prirje që zakonisht kanë personazhet me origjinë të huaj që të modifikojnë emrin e tyre sipas stilit të gjuhës së huaj të vendit ku jetojnë, ti nuk e ke praktikuar.​

D.m.th nuk e ke italianizuar emrin si ndokush tjetër. Shenjë e një personaliteti të fort kjo, a nuk është ndoshta kështu?

Emri im ka një histori shumë të rëndësishme për familjen time, një ditë ndoshta do ta rrëfej këtë. Nuk është një zgjedhje rastësore. Për mua, emri është simbol përkatësie. Emri, pikërisht sepse na është përcaktuar nga të tjerë dhe nuk e kemi zgjedhur vete, përmbledh në vetvete atë çka kemi qenë përpara lindjes, përkufizon prindërit tanë dhe tokën e origjinës. ​Nuk i kam krijuar ende vetes problemin e një emri arti, për momentin nuk e ndiej të nevojshme, më pëlqen shumë emri im, i cili përmbledh dy “J” dhe një “Z”, që janë gërma pak të përdorura në emrat italianë.​

Përtej kësaj, emri dhe personaliteti im, me kanë pajisur në kohë me shumë ”pseudonime”, kështu që eventualisht, kur të më duhet ndonjë emër arti, do ta kem të gatshëm.​

Si lindi pasioni yt për aktrimin?​

Ndodhi gjithçka në moshën 18-vjeçare, në mënyrë krejt të rastësishme. Gjeta të hedhur përdhe, një fletushkë që i bënte reklamë një kursi për formim teatral, e mora dhe vendosa ta provoj, duke sfiduar të gjitha mëdyshjet e mia. Isha një djalosh shumë i ndrojtur dhe i pasigurt dhe nëse e mendoj sot, habitem se ku e gjeta forcën për të guxuar aq shumë.​ Sot më duket një banalitet por, vështruar  me “sytë” e sotëm,  kuptoj se revolucionin e mirëfilltë të brendshëm e pata arritur pikërisht në moshën 18-vjeçare.​

Më tej, vetëm pas shume vitesh, kuptoj se fundja ka qenë edhe  “i shkruar” si fat. Unë kam lindur në Shkodër, që është një teatër në qiell të hapur, jemi një përzierje tragjikomike. Prindërit me kanë përcjellë, ndoshta pa vetëdije një nevojshmëri të fortë që të shprehesha nëpërmjet artit dramatik, ishte kjo, diçka e pashmangshme.​

Çfarë ka përfaqësuar për ty, prania e një emri si Lin Delija, piktori i njohur shqiptar, natyralizuar si italian, në trungun tënd gjenealogjik? Frymëzim, përgjegjësi apo diçka tjetër?​

“Me” apo “pa” dashje, edhe nëse nuk e mban nëpër mend si fakt, historia e paraardhësve të tu, jeton brenda teje dhe të udhëheq në lëvizjet e tua nëpër botë.​

Që fëmijë, unë kam nisur të drejtoj pyetje në familje mbi të shkuarën, nuk e di përse e kam bërë këtë, di vetëm që kështu kam bërë. Historia e Lin Delisë ka përbërë gjithnjë një burim frymëzimi për mua, një njeri që nuk iu dorëzua kurrë kompromiseve. Por, familja nuk më ka imponuar asnjëherë asgjë, si rrjedhim askush nuk më ka kërkuar që të ndiqja gjurmët e këtij të afërmi të babait tim; sigurisht, të jem i lidhur me Deli-të në trungun gjenealogjik, kjo gjë me jep nder, historia e tyre qe tragjike por, e bukur njëkohësisht, që unë e respektoj shumë dhe kjo histori, si çdo ndodhi e të parëve të mi, më kthehet në burim të fortë frymëzimi.  ​

Përveçse si piktor, Lin Delinë do të kisha dashur shumë që ta njihja si person, sepse di që mbartte një personalitet të fortë por, fatkeqësisht ai u largua nga jeta në vitin që përkon me lindjen time. ​Ndaj e njoh atë nëpërmjet tim eti, që ka qenë me të në vitet e tij të fundit të jetës.

Kjo gjë më lejon që të shtroj mbi të një dritëhije misteri, që është gjithnjë diçka e bukur për t’iu rezervuar artistëve.

Sa shtirje vëren në shoqërinë aktuale ku jetojmë dhe sa realitet, në filmat ku ti interpreton eventualisht?​

Janë skena ose aktrimi, që ndikohen nga realiteti apo e kundërta?

Është një pyetje e vështirë kjo, do të më duhej një pasdite e tërë për të folur për këtë gjë. Me vjen disi më e lehtë të të tregoj një episod, nga një përvojë e imja në set të xhirimit, që lë shumë të nënkuptojë mbi këtë aspekt…​

Për të interpretuar rolin e Jacopo-s, nuk kam shkuar kushedi se ku për ta kërkuar personazhin por, i bëra pyetje vetes sesi do të kishte reaguar vetë Jozefi, përballë kontekstit që skenari pati krijuar. Mu desh të qaja në një pikë të filmit, kjo nuk qe një gjë e lehtë por, ia dola. Të qash, është një fakt thellësisht intim dhe tmerrësisht i vërtetë, mund të shtiresh sigurisht por, kamera fikson çdo gjë. Aty, realiteti dhe shtirja/ aktrimi, shkrihen në një të vetëm. ​Për të provuar një ndjesi të vërtetë, në set apo skenë, jeta e aktorit përzihet me atë të personazhit, d.m.th aktori duhet të jetë i pajisur me një personalitet të fortë për t’i ndarë të dyja gjërat dhe për t’u kujtuar se gjithçka është një loje, nga ana tjetër ai duhet të ketë një sensibilitet të fortë, për të përfituar nga dobësitë e veta e për t’i përdorur ato në shërbim të tij. Është një profesion shumë i bukur, një art magjik.​

Me tej, kur gjithçka përfundon në xhirim e sipër dhe regjizorja të thotë se mbyllej me aq, ngaqë ai fragment kishte dalë pikërisht ashtu siç duhej, ishte i vlefshëm, ti nuk e di se ku të fshihesh nga turpi, sepse kupton që pate qarë me të vërtete para njerëzve. ​

Cili nga ne, në jetë ka guximin që të qajë përpara dikujt? Zakonisht qahet fshehurazi në makinë apo në wc, pasi jeta nuk na e jep këtë luks. Nuk mund të tregohemi të dobët në jetën reale nëse jemi burra e sidomos, shqiptarë! Duhet të tregohesh i fortë, asnjëherë i brishtë.​ Në të vërtetë, unë arrita të kuptoj që forca më qëndron pikërisht në brishtësinë time dhe kjo gjë më lejon që të ec përpara, pa frikën për të shprehur ndjesitë e mia.

Kështu që aktori, kur interpreton, zotëron luksin që të provojë ndjesi të mirëfillta e t’i aplikojë në të vërtetë ato dhe kjo është diçka shumë e bukur. Ndoshta, kur do të më duhet të qaj në të ardhmen, nuk do të më vijë më edhe aq droje…

Një prezantim të mëtejshëm të vetes për lexuesit tanë, të lutem…​

Kam lindur në Shkodër në 1994-ën. Pas një fëmijërie të shkurtër shqiptare, në moshën 6-vjeçare u transferova në Itali, në Vercelli, qyteti i birësimit tim, së bashku me prindërit.​ Këtu hodha bazat e forta të jetës sime. Zbulova teatrin dhe në Milano nisa të punoja si fotomodel. Jam diplomuar në shkollën për aktorë të “Teatro Stabile”, Torino. Aty u vura në kontakt me personalitete të mëdha të panoramës teatrale italiane, si Martone, Malosti, Lanera, Romano, Defranceschi dhe shumë të tjerë, të gjithë themeltarë në rritjen time artistike.​ Kam ndërmarrë një rrugëtim të vështirë por, stimulues e që më lejon të shijoj çdo sukses sado të vogël, me pasion dhe elegancë vazhdoj të insistoj në punën time, e cila me pëlqen shumë dhe më përmbush, duke shpresuar në këtë mënyrë, që të bëhem shembull edhe për shumë të rinj të tjerë, që ndërmarrin rrugëtime të ndërlikuara.​

Sa je i lidhur me Shqipërinë? A shkon shpesh? E flet shqipen?​

Më pëlqen shumë të flas shqip, e flas gjuhën me prindërit dhe nëse do të kem një fëmijë, do t’i flas shqip. Shkoj shpesh në Shqipëri e përherë më shkakton një efekt të çuditshëm, pasi është diçka që më përket por, që njëkohësisht e ndiej të largët.

Si të themi, kur shkoj në Shqipëri, ndihem si një i huaj në shtëpi të vet. Kam sidoqoftë, një ndjesi përkatësie atje, që më bën të kthehem shpesh në mënyrë ciklike dhe pikërisht sepse jam kaq i lidhur me rrënjët e mia, kam mundësinë që të përfitoj prej luksit të të shkuarit larg, pa parë nga pas.​

Shqipëria mbetet pa dyshim, një burim i madh frymëzimi për mua. Shpesh më qëllon që të me pyesin për realitetin e dikurshëm të atjeshëm, miq apo të njohur italianë, unë nis t’u rrëfej disa gjera dhe ata gati-gati nuk u besojnë veshëve për atë çka dëgjojnë. U duket si një film dhe nga ana tjetër, mua që jam  i mirëinformuar për atë realitet shqiptar – por që nuk e kam jetuar drejtpërdrejt mbi veten time, veç e kam të dëgjuar prej prindërve, nuk do të mund ta di kurrë se ç’ka provuar brezi  i prindërve dhe gjyshërve tanë në Shqipëri – me vjen nder mend një shprehje e një mikut të familjes, që dikur me tha: ”Juve të rinjve, as një tezë diplome universitare nuk ju mjafton për të kuptuar se çfarë kemi kaluar ne atje…!”

Ke edhe pasionin për politikën. Deri tani, ky interesim yti për politikën çfarë të ka sjellë apo mësuar?  ​

Të ndeshesha me politikën lokale, kjo qe një përvojë e rëndësishme për mua. Njoha persona shumë të vlefshëm, realisht të interesuar ndaj territorit përkatës dhe disa prej tyre u bënë për mua miq të besuar. Tani, i drejtoj vetes pyetjen se me ç’guxim u kandidova por, jeta shpeshherë me vendos përpara sfidave dhe i pranoj, pasi duke i kapërcyer ato, duke dalë nga ajo zona e rehatisë së zakonshme, mëson ta njohësh veten edhe më mirë. Ajo qe një periudhe shume e bukur, së cilës ama, nuk do t’i rikthehem. Nuk me pëlqen të “lyp” vota – gjë që faktikisht nuk bëra dhe me krenari mund të them q mora vetëm pak të tilla – ndërkohë, politika më bëri të shpenzoj shumë prej energjive të mia, naiv siç jam, besova me të vërtetë se diçka mund te ndryshonte, por këto energji u shpërdoruan, pasi nga një ane njerëzit janë gjithnjë e më pak të interesuar ndaj politikës, një pjesë e mirë nuk voton, sepse të bindur se politika nuk u përket e ata që votojnë, shpesh e bëjnë këtë me hamendje, pa ditur as të votojnë. Shume prej tyre madje, gabuan edhe emrin tim dhe e shënuan atë në listën e gabuar.​

Si të themi, jam ende “i thartuar” me politikën, e vendos atë në një sirtar, që do ta hap ndoshta pas nja 40 vjetësh.​ Tani për tani dua t’i përkushtohem vetëm ushtrimit të aktrimit, ndonëse më duhet të pohoj se fundja nuk ka ndonjë ndryshim të madh ndërmjet të qenit “aktor” dhe “politikanit”. Përkundrazi, shumë politikanë i kanë vjedhur skenën mediatike komikeve. D.m.th, nëse në të dyja rastet do të më duhej të aktroja dhe të krijoja iluzion ndër njerëz, këtë do të preferoja më mire që ta beja nga pozita si aktor.

Çfarë ndjesish të ka ngjallur angazhimi yt më i fundit si aktor?

Përvoja në setin e filmit: “Sul più Bello” – “Në çastin më të bukur”, më mësoi sesi të punoj përpara telekamerës dhe kuptova se më pëlqen shumë. Më duhet të pohoj se më mungon teatri, ngaqë pas lockdown-it u anuluan të gjitha projektet teatrale por, di që kjo është diçka vetëm kalimtare e që së shpejti do të aplikohem ndërmjet të dy arteve, njëri nuk përjashton tjetrin. ​Sidoqoftë, ende nuk kam parë filmin dhe nuk e di se ç’kam përpunuar në të. Kur ta shoh, do të kuptoj se nëse kamera me ka dashur ashtu siç unë e kam dashur atë, atëherë ajo e jona do të jetë një lidhje afatgjatë. ​

Projekte të ardhshme, lidhur me profesionin tënd si aktor e përse jo, deri diku, me politikën?

Angazhimi im i vetëm i tanishëm me politiken ka për të qenë ai i të shkuarit të votoj për referendumin.​ Si aktor i marr gjërat spontanisht, sipas situatës që më paraqitet.​ Mbetem në pritje të projektimit të filmit nëpër sallat e kinemave më datë 22 tetor, jam shumë i emocionuar dhe jam i bindur se filmi ynë “Sul più Bello” do të befasojë dukshëm edhe ata me skeptikët.​ Regjisorja Alice Filippi pati një ndjeshmëri të madhe artistike, duke drejtuar regjizurën në mënyrën më të mirë të mundshme, pa lënë pas dore as aktorët e as aktrimin, që sipas meje ka për të qenë ajo vete fituesja e parë e kësaj sfide.​ Ne aktoret bashkëjetuam përgjatë xhirimeve, u afeksionuam me njëri-tjetrin dhe kjo sintoni është pasqyruar edhe ndaj kamerës, kamerës nuk i shpëton asgjë.​

Edhe diçka që desha të shtoja: “Sul più Bello” qe një nga prodhimet artistike kinematografike që u ndërprenë të parat përgjatë karantinimit dhe ndër të parat që filluan veprimtarinë pas shkëputjes përkatëse, duke respektuar çdo normë sigurie.​

Të përfunduarit e një filmi të madh si ky, në një moment historik kaq tragjik, kjo qe fitorja e parë e mirëfilltë e kjo është meritë e producenteve tanë Roberto Proia e Gianluca Leurini, që mbrojtën siç duhet punën artistike e na mundësuan të punojmë lirisht.​ Kemi punuar me zemër që të gjithë e jam i bindur se kjo gjë do të na rezervojë kënaqësi në të ardhmen, jam i sigurt për këtë. / AlbaniaNews / Diaspora Shqiptare.al

Nga Adela Kolea ​