Gjermani / Mjekja shqiptare: Nisja e shkollës, a do ketë një shtim të rasteve?

E premte, 19 Prill, 2024

Nisja e procesit arsimor në vendin tonë tashmë është vendosur. 14 shtatori është pak ditë larg, por për nisjen e shkollës, duket se ka ende shumë pasiguri dhe pikëpyetje.

Në shumë raste për të mos thënë në pjesën më të madhe të rasteve, politikat në Shqipëri janë marrë duke përshtatur apo duke kopjuar shembujt që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Edhe në këtë rast, qeveria është orientuar në disa aspekte nga shembujt e huaj. Një ndër vendet europiane ku ka pasur mjaft debate dhe reagim social sa i takon masave të marra për frenimin e pandemisë është Gjermania, vend në të cilin shkollat u rihapen pjesërisht që në pranverën që lamë pas.

Për të kuptuar çfarë rezultatesh janë marrë nga ky vendim apo qasjen e autoriteteve gjermane për një çështje kaq të rëndësishme që konsiderohet një faktor në përhapjen e virusit gjatë pandemisë, foli në A2 mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg.

“Fëmijët janë më pak të rrezikuarit dhe më pak ata që e kanë vuajtur koronavirusin. Që në fillim kemi thënë që kanë qenë moshat e mëdha më të goditurit. Shkollat u hapën në Gjermani para një jave dhe rezultatet e deritanishme nuk kemi pasur asnjë rritje të infektueshmërisë. Nga ana e higjienës duhet të ruhet distanca midis nxënësve. Bankat duhet të jenë të paktën 1,5 metra larg njëra tjetrës, duhet të ketë një ajrosje të mirë të dhomës”.

Aurora Meta Dollenberg foli edhe për mbajtjen e maskës nga fëmijët, duke arsyetuar se pse fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të mbajnë maskë.

“Kjo ka të bëjë me aspektin e zbatimit të disiplinës së fëmijëve nën 12 vjeç. Do të ishte jo realiste të pritej që një fëmijë 12 vjeç të mbajnë maskë dhe distancë. Duke ruajtur vetëm distancën kemi eliminuar deri në 50% rrezikun e përhapjes së virusit”, u shpreh Dollenberg. A2CNN