SHBA/ Mjeku shqiptar Arian Haxhillari në detyrë pas uraganit në Luiziana

E martë, 1 Korrik, 2025

Dr. Arian Haxhillari është mjek specialist për emergjencat në Lejk Çarls të shtetit Luiziana, një nga zonat e goditura më rëndë nga uragani i fuqishëm Laura javën e kaluar.

Në një bisedë me gazetarin e VOA-s Ilir Ikonomi, mjeku thotë se megjithëse uragani tashmë ka kaluar, personelin shëndetësor e pret një punë edhe më intensive, me kthimin e njerëzve të evakuuar dhe me temperaturat mjaft të larta në këtë shtet jugor të Amerikës.

Dr. Haxhillari punon në spitalin St. Patrick Hospital, ndërkohë që një klinikë tjetër e madhe e qytetit doli jashtë funksionimit për shkak të uraganit. Presidenti Donald Trump ishte në Lejk Çarlz të shtunën dhe ka premtuar ndihma për rimëkëmbjen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.