Kapitalizmi – Pozitiv me COVID-19 dhe fillimi i një faze të re

E enjte, 28 Mars, 2024

Tashmë është bëre më se e natyrshme që në çdo moment të ditës dëgjojmë, lexojmë dhe shikojmë efektet negative të COVID-19 në ekonominë tonë lokale apo atë botërore. Kjo është bërë mënyra jonë e jetesës sot, pasi ky virus ka arritur te çorientojë njerëzimin. Është kthyer në një mision të pamundur të jesh diku, të bisedosh me dikë e të mos përballesh në biseda të cilat nxjerrin në pah efektet negative të këtij virusi. Parë nga këndvështrimi im, marr guximin të them që e gjitha kjo çka po përjetojmë ka edhe anët e saj pozitive.

Në këtë periudhë krize duket sikur njerëzit kanë më shumë kohë të meditojnë dhe ti shikojnë me një sy tjetër problemet e përditshme socialo-ekonomike. Historitë e krizave botërore tregojnë se ekonomitë herë pas here kanë nevojë të shkunden njëherë mirë dhe të riformatohen. Sektorët që nuk janë efiçentë do të ndryshojnë sistemin e menaxhimit apo do të eleminohen gjatë kësaj periudhe apo periudhave në vazhdim. E gjitha kjo më bën të mbërrij në konkluzionin se kjo krizë do të krijojë mundësi të reja për rritjen e mirëqenies dhe se njerëzimi do të gjejë mënyra më efikase bashkëjetese.

Një shembull fare i qartë ishte Japonia e pas luftës së dytë Botërore. Ishin dy amerikanët Edwards dhe Joseph Juran që filluan të japin leksione në Japoni, ku në bazë të ideve të tyre u zhvillua metodologjia “KAIZEN”. “KAI” do të thotë ndryshim dhe “ZEN” do të thotë mençuri. Elementët kryesorë të kësaj teorie ishin: teamwork (puna brenda skuadrës), disiplina personale e çdo individi, cilësia e punës, idetë për përmirësimin e proçesit të punës dhe motivacioni. Besoj se e kemi të qartë se ku ndodhet Japonia sot?!

Kapitalizmi 

Mendoj se modelit të “kapitalizmit” të sotëm po i vjen fundi. Edhe kapitalizmi si çdo gjë tjetër nuk mund të kuptohet pa proçesin e tij të zhvillimit apo përqafimit të elementëve të rinj ekonomikë. Kjo që po ndodh sot nuk është gjë tjetër veçse mbyllja e një cikli. Si rezultat i rritjes ekonomike globale numri i të shkolluarve në botë është rritur dhe në këtë mënyrë është zgjeruar edhe klasa “intelektuale”. Pikërisht këta intelektualë sot i gjen kudo në çdo parlament dhe janë në gjëndje të kritikojnë e ndryshojnë sistemin në të cilin ne jetojmë çdo ditë, por për ta është e pamundur të marrin përgjegjësinë për interesat e klasave të tjera, të cilat pothuajse nuk ekzistojnë në këto parlamente. Janë pikërisht këta intelektualë që kanë krijuar terminologjinë “demokraci” dhe nëpërmjet varianteve nga më të ndryshme drejtojnë në politikat dhe bashkëjetesën e sotme.

Në këtë situatë të COVID-19, vazhdon të më çudisë çdo ditë e më shumë, politika e bankave qendrore, të cilat akoma nuk po e kuptojnë se rregullat apo masat që ato po marrin sot në sektorin financiar nuk janë gjë tjetër veçse veprime afatshkurtra. Nëse hyjmë pak më në thelb të çështjes do të përballemi vetëm me një destabilizim dhe ulje të dinamikës ekonomike lokale apo botërore. Si është e mundur që të ketë një ndryshim kaq të madh midis situatës në “Wall Street” dhe asaj në “Main Street” ?! Në “Wall Street” duket sikur çdo gjë shkon mirë dhe çdo gjë është stabilizuar pasi bursat e kanë marrë veten tashmë. Ndërkohë që në “Main Street” ndodh krejt e kundërta dhe shikon vetëm rritje të papunësisë, rritje të varfërisë, racizëm dhe tensione nga më të ndryshmet. Në njëfarë mënyre instrumentet e sotëm financiarë po kultivojnë zhvillimin e “populizmave” të rinj të majtë apo të djathtë qofshin.

Fazë e re me ide të reja

Falë krizës së sotme u bë edhe njëherë më e qartë se kurrë se sa i rëndësishëm është sistemi i shërbimit shëndetësor dhe i shkollimit të njerëzve. Kaosi krijon oportunitete. Në kaos ndodhin ndryshime. Sot kudo flitet se e duan të renë në çdo fushë të jetës, por askujt nuk i pëlqen të ndryshojë. Në një cikël normal vjen edhe momenti “pas të resë” kur te gjithë fillojnë dhe e kopjojnë të renë. Në fillimet a para  çdo gjë e re është e kushtueshme, por kur ajo pranohet e përqafohet sjell përfitime dhe më pas kur kopjohet e humbet vlerën konkuruese. Këtu mbyllet edhe cikli, ndaj dhe është i domosdoshëm riformatimi i ekonomisë i cili kërkon patjetër një mënyrë tjetër të të menduarit dhe arsyetuarit.

Ky riformatim duhet të fillojë që nga mënyra jonë e të perceptuarit si ekonomistë. Kur duam të marrim një informacion për një shtet pyesim se sa është GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) i atij shteti. Kjo pyetje sot është e pamjaftueshme dhe nuk të jep një ide të plotë të ekonomisë, pasi përveç të ardhurave monetare janë dhe dy elementët e përmendur më sipër, shërbimi shëndetësor dhe shkollimi, që duhen marrë parasysh. Nuk ka asnjë dyshim që pa rritjen ekonomike nuk mund të investohet në këta dy sektorë. Gjetja e “balancës ekonomike” ndërmjet këtyre 3 elementëve është çelësi që do ti garantojnë njerëzimit stabilitet dhe mirëqënie.

Përmbyll mendimin tim duke theksuar edhe një here se nuk është asnjëherë vonë dhe se është e domosdoshme në këto momente të COVID-19, krijimi i një plani ekonomik kombëtar i mbështetur nga legjislacioni përkatës që lufton informalitetin. Ky plan të inkurajojë investimet nga Qeveria në forma të ndryshme, në infrastrukturë, rrugë, aeroporte, porte, marina, spitale, shkolla pa lënë mënjanë infrastrukturën dixhitale dhe investimet në “ekonominë e gjelbërt” që do të jetë motoja e së ardhmes. Duke investuar në këta sektorë të ndryshëm do të nevojitet një numër i madh i krahut të punës dhe ky do të jetë stimulimi më i mirë i ekonomisë për vendin për të shëruar shumë plagë me të cilat ne përballemi çdo ditë sot.