Kroaci / Sot 54-vjetori i ndarjes nga jeta të poetit arbëresh Josif Rela

E premte, 16 Maj, 2025

Sot 54-vjetori i ndarjes nga jeta të një nga figurave më të njohur me arbëresheve të Zarës, dramaturgut dhe poetit Josif Rela.

Veprimtarinë letrare ai e nisi në vitet ’20, shkroi në të folmen e Arbëneshit drama, komedi dhe vjersha me problematikë patriotike e shoqërore.

Rela në gjithë krijimtarinë e tij i këndoi gjuhës dhe zakoneve arbëreshe, por mbi të gjitha punoi dhe bëri thirrje që të ruheshin traditat e të parëve.

Vepra e tij më e shquar është drama “Nita”, me subjekt shpërnguljen e Arbëreshëve prej Shqipërisë në shek. XVIII. Gjithashtu, ai shkroi melodramën “Martesa”, në të cilën pasqyrohet jeta e Arbëreshëve me doket karakteristike.

Krijimtaria letrare e Relës u botua kryesisht në shtypin e Kosovës. Më 1968 dolën në Prishtinë dy vëllime me shkrime të tij, ndërsa më 1979 u botua në Tiranë drama “Nita”.

Josif Rela lindi me 16 prill 1895 në fshatin Arbënesh pranë Zarës (Kroaci) ku kreu shkollën normale dhe punoi si mësues.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.