Zgjedhjet në Itali, në garë dhe një shqiptare

E premte, 29 Mars, 2024

Më 20 dhe 21 shtator Italia do ti drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit në këshillat komunal dhe rajonal. Ariana Kosova Hoxha deri më tani është shqiptarja e parë që ka zyrtarizuar kandidaturën e saj në dy lista, në këshillin komunal dhe rajonal, në rajonin  Marche. Aktiviste në komunitetin shqiptar dhe aktive në mësimdhënien e gjuhës shqipe në Itali,  Kosova tregon për gazetën “Diaspora Shqiptare” arsyet e kandidimit të saj dhe se çfarë synon të ndryshojë në komunitetin shqiptar.

Ariana ke zgjedhur një ditë simbolike për të komunikuar debutimin tënd në Politikë? (4 gusht 1991 anija Vlora hyri në portin e Barit), Për ty ka një domethënie të veçantë simbolika e kësaj date?

U linda dhe u rrita në Durrës. Gjatë fëmijërisë shëtisja me prindërit tek Vollga dhe sa herë anija Vlora kthehej nga udhëtimet e largëta e vështroja me kureshtje dhe me mall përqafonim edhe komshiun tonë Hysen Tafa i cili ka punuar kuzhinier për shumë vite në atë anije.

Data 4 gusht 1991 kujtohet sikurse edhe ditët e marsit. Plazhi i Durrësit u mbushte çdo ditë  nga zërat e njerëzve, por atë ditë të nxehtë vere nuk do të mund ta harrojmë kurrë. Plazhi u boshatis dhe rrugët drejt portit u mbushën plot nga të rinjtë sikurse më pas edhe anijet për tu larguar drejt brigjeve Italiane. Ende sot dëgjoj të qarat e nënave sikurse të thirrurat e tyre. Kërkonin fëmijët që largoheshin në dëshpërim ndërsa tarracat e pallateve ishin të mbushura nga banorët që vëzhgonin një ngjarje të pazakontë.

Televizionet italiane paraqisnin pamjet  e eksodit shqiptar dhe ne të pikëlluar ndiqnim fatin e njerëzve më të dashur. E kush mund të harrojë stadiumin e qytetit të Barit, njerëzit që luftonin për të pirë një pikë ujë, për të shuajtur etjen ndërkohë që në ekran vëzhguam edhe komshinjtë tanë. Bërtitëm nga gëzimi: Paskan arritur mirë, i pamë, i pamë. Ata ishin ndihmuar nga kryqi i kuq italian sepse djali i vogël kishte patur temperaturë të lartë. Në Durrës vëzhgonim vuajtjet e tyre për tu larguar drejt një të ardhme më të mirë ndërsa televizionet na paraqisnin një realitet të trishtë, luftën për mbijetesë. Pra, po ka 4 gushti eshte nje dite shume e rëndësishme per mua.

Jeta e një emigranti është e mbushur me sakrifica dhe shumë pak ja dalin të jenë përfaqesues të komunitetit të tyre…..

Kur shqiptarët largohen nga atdheu, shpirti dhe zemra mbetet pas. Largohen për motive nga më të ndryshmet por realiteti në dhè të huaj gjatë viteve të para është i vështirë. Personalisht u largova në vitin 2002 dhe qëllimi ishte të fitoja të drejtën e të qenurit “Nënë”. Pata fatin e mirë të ndodhesha në momentin e duhur dhe vendin e duhur sepse në shtator të vitit 2002 bëra kërkesën për permesso di soggiorno sipas ligjit: Bossi-Fini.

Pas lindjes së vajzave sakrificat kanë qenë të shumta sepse nuk mund të pretendoja të drejtën e mësimdhënies si në Shqipëri dhe askush nuk na bënte të ditur që ekzistonte ligji edhe në Itali për njohjen e diplomave shqiptare. Pas shumë sakrificave vendosa të rifilloj studimet në tetor të vitit 2012. Në shpirt ishte dëshira të ndryshoja në radhë të parë fatin tim dhe më pas të cdo shqiptari. Në universitet ditët e para ndieja ankth, por kur rezultatet ishin pozitive dhe njeriu vlerësohej për nga ana intelektuale ndihesha shumë e fuqishme për të vazhduar më tej rrugën e dijes. Ndaj u diplomova në:

-Shkencat e edukimit dhe të formimit,

-Masteri për pedagogjiste e dizabilitetit dhe marginalitá,

-Masteri në shkencat politike,komunikimit dhe marrëdhënieve intenacionale,

-Në Universitetin e Camerinos po studioj për diplomën e pestë: Cooperazione Internazionale.

Ministria e Arsimit italian në bazë të ligjit të vitit 2007 bëri të mundur edhe njohjen e diplomës së Shqipërisë, ndaj para një muaji u regjistrova për tre konkurse shtetëror italianë për mësimdhënie: Infanzia, Primaria dhe Classe A/18 për gjimnazet.

Fillimi në emigracion është sfidë me vështirësitë që jeta të përball, mirëpo forca shpirtërore të bën të luftosh për të fituar identitetin e lënë pas në Atdhe.

Je shumë aktive në jetën e komunitetit shqiptar, e angazhuar në shoqata e mësimdhenie. Si lindi ideja për tu bërë pjesë e politikës?

Në vitin 2014 fillova të shkruaj artikuj në një gazetë javore të qytetit të Camerinos si gazetare publiciste: “Orizzonti della Marca”. Bashkë me stafin e gazetarëve ishim të ftuar në një aktivitetit të rëndësishëm: Macerata racconta, ku gjatë bisedës me një koleg i cili kishte botuar një libër për viktimat e luftës në Kosovë afrohet një zonjë e cila bisedon me ne. Drejtori i gazetës u afrua dhe tha: Sa mirë që jeni njohur!!!

I shpjegon zonjës që isha një vajzë shqiptare plot talent dhe më pas më shpjegon se zonja me të cilën po bashkëbisedoja ishte nënkryetarja e qytetit të Maceratës. Për mua ishte nder sepse kishim gjetur empatinë ndërmjet njëra-tjetrës dhe më pas më fton në zyrën e saj. Kur shkova në takim vështrova plot emocion mbi tryezën punës së saj një tavull duhani me flamurin shqiptar. Nuk kuptoja më asgjë, por ajo më shpjegoi që komuna po lejonte hapjen e shkollës shqipe në bibliotekën e qytetit. Fillova të dridhesha kur vetë nënkryetarja më zgjodhi të isha mësuesja e parë të shkollës shqipe, dridhesha nga emocionet dhe lotët më vërshonin si lumë. E kush e mendonte se pikërisht në Itali do të rifilloja mësimdhënien. Jeta ime ndryshoi pikërisht atë ditë. Në vitin  2002 trageti largohej nga Durrësi, pas mbeti gjithçka e shtrenjtë për mua sikurse 30 nxënësit që më përqafonin çdo ditë në oborrin e shkollës. E kush e mendonte se do t’ i rikthehesha misionit më fisnik në dhè të huaj?

Me 22 tetor 2016 flamuri shqiptar valëvitej në sheshin Vittorio Emanuele pikërisht në bibliotekën Mozzi Borgetti, Macerata. Prindërit nuk e besonin që po ndodhte në të vërtetë hapja e shkollës, por kur erdhën gazetarët italianë dhe kryetari i komunës gjithçka u bë realitet. Më pas u hapën shkolla të tjera në të gjithë Italinë dhe u ndie nevoja e krijimit të Lidhjes së mësuesve shqiptarë. Me datë 25 nëntor 2018 u krijua lidhja dhe pata nderin të jem kryetarja e parë.

Aktivitetet kanë qenë të shumtë falë Ministrive të Arsimit dhe Diasporës së Kosovës sikurse seminaret, mirëpo problematikat kanë qenë  të shumta përsa i përket bashkëpunimit me shtetet shqiptare.

Përveç mësimdhënies, si presidente e shoqatës së studentëve shqiptarë “Le Aquile”, bashkë me nënkryetaren Adelajda Matuka kemi mundësuar ardhjen e 25 studentëve shqiptarë nga Kosova në bashkëpunim me Rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, sikurse 7 studentë të tjerë do të vijnë edhe nga Durrësi.

Në nivel lokal për çfarë ka nevojë komuniteti shqiptar. Çfarë duhet të ndryshojë në politikat vendore?

Vjet pata fituar një konkurs ndërmjet studentëve me të mirë për të punuar në Komunën e qytetit në ufficio URP dhe Anagrafe. Çdo ditë isha në komunikim me publikun dhe qytetarët ishin të çdo kombësie. Kur vinin shqiptarët i shërbeja në gjuhën shqipe dhe mbaj mend që një vajzë nga Vlora tha: Sa çudi të dëgjosh dhe të ndihmohesh në shqip në një institucion publik italian. Njerëz të ndryshëm vinin çdo ditë me probleme nga më të ndryshmet por me mirësjellje përpiqesha t’ i ndihmoja. Më përqafonin me respekt dhe më kërkonin sa herë kishin nevojë. Politika nuk është të ulesh në një karrige shtetërore por të zgjidhësh problemet e popullit dhe feedback i tyre ishte forca për të vazhduar përpara në shërbim të çdo qytetari.

Në Komunë vinin dhe shpesh shqiptarët shprehnin edhe ankesat e tyre përsa i përket mungesës së një zyre konsullore. Bashkatdhetarët tanë kanë nevojë të përkrahen në çdo situatë dhe në çdo problematikë, shumë prej tyre nuk njohin kulturën digjitale, ndaj kërkojnë ndihmë sa herë duhet të komunikojnë me ambasadat ose konsullatat që nuk përgjigjen telefonatave të shqiptarëve.

Zgjedhjet politike në Itali duhet të kryheshin në pranverë, mirëpo shkaku i pandemisë bëri që gjithçka të shtyhej për në shtator. Nuk e kisha menduar pjesëmarrjen në politikë por ishte kërkesa e shqiptarëve dhe nevojat e tyre që më bindën të marr pjesë si kandidate. Në fillim më erdhën dy kërkesa për në Regione nga intelektualët italianë dhe më pas kërkesa e tretë edhe për kandidaturën e këshilltares në Komunën e qytetit të Maceratës.

Dy kandidaturat janë:

-Për në Regione në listën: Le Marche Coraggiose

-Për në Komunë: La nostra città.

Në Rajonin Marche për momentin jam kandidatja e parë shqiptare dhe e para ndër 29 vite emigracion.

Je e para shqiptare që kandidon në dy pale listash çfarë do të thotë kjo për ty?

Askush deri më sot nuk i ka dëgjuar problematikat e shqiptarëve. Në programin Regional kam zgjedhur të jem në grupin: Ambiente e Cultura. Ambjenti ku jetojmë tashmë është territori ku bashkon kombësi, kultura dhe gjuhë të ndryshme. Qëllimi im është vlerësimi i identitetit të çdo personi, prejardhjes së tij dhe bashkëjetesës në mënyrë paqësore.

Në Regione do të jem zëri i popullit tim, problemeve të tyre që shpesh kërkojnë zgjidhje: Trashëgimi, mësimi i gjuhës dhe kulturës shqipe në shkollat publike italiane në bazë të projekteve të Komisionit  Evropian, krijimin e një zyre konsullore ku mund të ndihmojmë popullin tonë në zgjidhjen e problematikave dhe dëgjimin e çdo shqetësimi të tyre, të vlerësojmë çështjen e pensioneve pra mundësinë e bashkimit të viteve të punës që eshtë shumë  shqetësuese.

Shqiptarët kanë nevojë të shprehen dhe dëgjohen, të përcjellin zërin e tyre në institucionet përkatëse. Prej vitesh studioj dhe punoj vullnetarisht për çështjet kombëtare në Itali, ndaj kandidaturat nuk i zgjodhi Ariana, por vetë vullneti i popullit tonë.

Pak javë më parë ishe pjesë e gripit nismëtar të Mësuesit shqiptar peticion për përfshirjen e gjuhës shqipe në shkolla. Ku jemi tani

Para dy muajve nisa peticionin për gjuhën dhe kulturën shqipe. Vjet zbulova rastësisht projektet PON në shkollat publike italiane, projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Në projekte përfshihej mësimdhënia e gjuhëve: shqipe, arabe dhe rumune, por askush nuk kishte informacion. Shkollat italiane nuk e dinin ku ndodheshin mësueset shqiptare, sikurse mësueset nuk janë në dijeni të projekteve.

Fëmijët e mi lindën dhe po rriten në Itali sikurse fëmijët e tjerë shqiptarë, ndaj është një e drejtë e tyre të studiojnë në kushte dinjitoze gjuhën e origjinës.

Deri më sot kemi punuar vullnetarisht me dashurinë në shpirt për të dhënë gjithçka në shërbim të popullit shqiptar.

Çfarë do ti thoshit komunitetit shqiptar (ata që kanë të drejtë vote) për t’ju besuar votën ?

Dikur ankoheshim që nuk ishim të përkrahur, askush nuk dëgjonte problemet, ndërsa sot jemi kandidatët e një politike inkluzive. Në këtë rrugëtim do të arsyetoj me logjikën e një politikani por me shpirtin e një misionareje. Për mua është mision ndaj shqiptarët duhet të vlerësojnë mundësinë e dhënë. Votojmë sëbashku të drejtat tona me datë 20 dhe 21 shtator 2020.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 