SHBA / Ndahet nga jeta njeriu që vendosi statujën e Nënë Terezës në New York

E martë, 22 Shtator, 2020

Një lajm i hidhur vjen nga Amerika. Ruben Avxhiu nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se ka ndërruar jetë Lekë Gojçaj.

Leka sëbashku me vëllain e tij Pashko kanë sponsorizuar ngritjen e statujave të Nënë Terezës në trojet shqiptare dhe në SHBA.

Ata kanë udhëtuar drejt SHBA-ve në vitet 1970 dhe gjatë disa dekadave e me punë të palodhur, Lekë dhe Pashko Gojçaj ngritën në Amerikë një biznes të suksesshëm imobiliar.

Në një intervistë të dhënë vite më parë Leka do të kujtonte shkuarjen e tij në Amerikë para 30 vitesh ku shprehej:

I varfër, vetëm kam pasur psurinë më të madhe, kam pasur nënën me vete si person që babain nuk e kam mbajt mend.

Jo se kam qenë punëtor i madh, jo se kam pas edukatë për biznes, por kemi punuar me djersë të ballit dhe na kanë ndihmuar edhe miq dhe dashamirë të cilët kanë meritë. Për mbi të gjitha është zoti si dhe vëllai im Pashku që është shumë punëtor.

Ruben Avxhiu shkruan:

U prehsh në paqe Lekë Gojçaj!

Një shqiptar patriot që luajti rol kryesor në bashkimin e dy kishave katolike shqiptare në New York. Bashkë me vëllain Pashko sponsorizuan ngritjen e statujave të Nënë Terezës në trojet shqiptare dhe në SHBA.