40 vjet Festivali i Këngës Arbëreshe

E shtunë, 5 Korrik, 2025
E shtunë, 5 Korrik, 2025

40 vjet Festivali i Këngës Arbëreshe

Në muajin gusht në San Demetrio Corone do të zhvillohet edicioni i 40 i festivalit të këngës arbëreshe. Organizatorët bëjnë të ditur se festivali do të zgjasë tre ditë, në datat 11,12 dhe 13 gusht teksa ende nuk kanë bërë publik emrat e artistëve pjesëmarrës në këtë edicion jubile.

Festivali i këngës Arbëreshe është një ngjarje për komunitetin. Ai është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre të pasur dhe të veçantë kulturor. Ky festival përfshin në mënyrë masive të gjithë komponentëve shoqërorë arbëresh. Ideja e Festivalit – siç ka nënvizuar vazhdimisht edhe juristi i ndjerë Giuseppe D’Amico, krijuesi i ngjarjes  lindi në vitin 1980 nga vëzhgimi se trashëgimia muzikore e arbëreshëve në thelb përbëhej nga “vjershat” (këngët tradicionale) i cila ishte mjaft e përhapur, sidomos tek të rinjtë, kështu lindi dhe nevoja e dëshira për të prodhuar këngë të reja si në tematikë ashtu edhe në ritme. Festivali në gjithë këto vite ka prodhuar qindra këngë të reja, ka lançuar dhjetëra e dhjetëra autorë dhe interpretues. Por është bërë edhe “simboli” dhe “flamuri” i pasardhësve të Skënderbeut, një bashkësi e gjallë dhe moderne që ripërtërihet në traditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.