KKD/ Brikena Muharremi: Peticioni për të drejtën e votës së Diasporës, vendimtar

E diel, 19 Maj, 2024

Brikena Muharremi anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës gjatë një interviste televizive sot ka ritheksuar edhe një herë domosdoshmërinë e garantimit të së drejtës së votës së Diasporës. Sipas saj kjo e drejtë e cila duhet të garantohet me ligj nga Kushtetuta e Shqipërisë në Kodin Zgjedhor është e kufizuar.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk mund të votojnë nga vendbanimet e tyre, por duhet të jenë më Shqipëri dhe kjo e bën të pamundur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

“Ne si Këshill Koordinues i Diasporës e kemi kërkuar që në mbledhjen e parë të drejtën e votës së Diasporës dhe peticioni është nisma më e fundit që ne kemi marrë për këtë gjë. Ne gjithashtu javën e kaluar i kemi dërguar letër Komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe palëve të tjera të cilat janë pjesë e negociatave. Duke parë situatën në të cilën ndodhemi së fundmi ne duam që vota e Diasporës të jetë e pranishme para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përgjigja që ne kemi marrë nga institucionet shtetërore për propozimet që ne mbështësim, është se këto propozime po shqyrtohen, pra janë në tavolinën e Komisionit për Reformën Zgjedhore”, shprehet Brikena.

Nëpërmjet peticionit synohet t’u tregohet institicioneve se e drejta e votës kërkohet nga e gjithë Diaspora dhe jo vetëm nga Këshilli Koordinues. Kjo nimsë është përkrahur nga rreth 70 organizata shqiptare dhe në mbarë botën dhe nga mbi 40 “Ambasadorë Kombi” të Shqipërisë në botë. Brenda 3 ditësh është marrë një përkrahje shumë e madhe nga diaspora ku janë përfshirë mbi 800 individë.

“Për ne si Këshill Diaspore respektimi i të drejtave të saj është gjë thelbësore. E drejta e votës së diasporës garantohet në atë Kushtetutë dhe zbatimi i saj është thelbësore në demokraci”, përfundon ajo.