Efekti fiskal i COVID-19 në xhepin e shtetit dhe gjithsecilit gjatë prillit 2020

E premte, 19 Prill, 2024

Pas tërmetit të Nëntorit të vitit të kaluar, rënies të PBB-së në tremujorin e katërt 2019, me mbërritjen e COVID-19, në Evropë, rajon edhe në vendin tonë, filluan të ndjehen efektet e tij. Ato u bënë më të plota me vendosjen nga Qeveria të masave të forta kufizuese për vazhdimin e prodhimit dhe shërbimeve, në emër dhe në funksion të mbrojtjes së jetës.

Përmasat e efekteve ekonomike dhe fiskale të COVID-19, ishin dhe janë të ndryshme në vende të ndryshme dhe në varësi të zgjatjes të masave shtrënguese.

Në këto rrethana efektet e kësaj krize në rënien e produktit të brendshëm bruto, konsumit, eksport-importit, punësimin, inflacionin, deficitit fiskal, borxhin publik janë tepër fluide. Ndërkohë efektet e tyre në gjendjen ekonomike financiare të shtresave në nevojë, pensionistëve, punonjësve në sektorin privat apo publik, biznesin, bankat e nivelit të dytë dhe vetë buxhetin e shtetit apo çdo nëngrup apo individ janë tepër të larmishme.

Të ndryshme kanë qenë edhe masat mbështetëse të parashikuara të Qeverisë në Paketën e parë apo në paketën e dytë. Parë nga interesi i drejtpërdrejtë i përfitimit apo mospërfitimit nga këto masa por dhe nga dëmi ose mungesa e tij nga masat kufizuese të lëvizjes dhe të punës, vlerësimi ndaj tyre ka qenë dhe mbetet tepër i larmishëm.

Kjo edhe nga individët që i përkasin një grupimi të gjerë si ai i shtresave në nevojë. P.sh. për paketën e parë u deklarua nga Kryeministri se ishin parashikuar 65 mln dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël dhe do të fshiheshin kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt financiar deri në 150 mln dollarë duke përfituar 224 mijë abonentë. Pronari i biznesit që u mbyll ishte i interesuar drejtpërdrejt për masën e parë e të ashtuquajturën pagën e luftës, ndërsa ata që kishin për të paguar kamatëvonesa ishin të interesuar për masën e fshirjes të kamatëvonesave.

Sa janë harxhuar në fakt për secilin nga këto grup masash nga buxheti i shtetit?- pyet shumëkush jo i prekur drejtpërdrejt nga këto masa, apo përfaqësues i biznesit.

Deri tani secili kishte mundësi të shihte efektin e drejtpërdrejtë të koronavirusit në xhepin e vet. Ky efekt ka qenë dhe është tepër i larmishëm për individët apo biznesin.

Kjo për faktin se kishte disa biznese të vogla apo të mëdha që nuk e ndërprenë punën. Bizneset që lidhen me konsumin e ushqimeve bazë, bulmet, ushqimore, perime fruta, në tërësi nuk janë prekur. Importi i tyre në prill 2020 nuk ka rezultuar me i vogël se sa vitin e kaluar por diçka me i madh. Po kështu ka ndodhur me punonjësit e sektorit publik apo pensionistët. Me masat që u morën për të frenuar rritjen e çmimeve, stabilizimin e kursit të këmbimit apo indeksimin e pensioneve në fillim të prillit, në tërësi efekti fiskal i koronavirusit nuk u ndje nga këto grupe sociale.

Krejt ndryshe ka ndodhur me punonjësit dhe bizneset që nuk kanë punuar apo që mbetën të papunë, si: hoteleri, bar restorante, transport publik. Një pjesë e tyre janë bobavitur vetëm me të ashtuquajturën pagën e luftës. Ndërsa disa nuk mundën ta marrin as edhe atë. Kodi i regjistrimit të të vetëpunësuar por edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, apo interpretimi i tyre dha efektet veta.

Sipas të dhënave të Tregtisë së Jashtme sektori më i prekur ishte ai i fasonit. Pakësimi i eksportit nga ky sektor në muajin Prill përbënte mbi 58% të rënies së eksportit gjithsej. Ndonëse ky sektor nuk u pengua të punojë, efektet ndërkombëtare të Covid 19, ishin shumë të mëdha mbi këtë biznes por edhe punonjësit e tij.

Duke parë se sa është prekur ose jo xhepi, nga kriza e COVID -19, nuk është e tepërt të shihet dhe sa është prekur dhe xhepi i shtetit, qeverisë-buxheti i shtetit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi dje të dhënat e Thesarit për treguesit fiskale (buxhetin faktik të Qeverisë) të periudhës Janar-Prill 2020.

Por cilët janë disa nga Treguesit Kryesore Fiskalë?

Për të pasur një pamje të përgjithshme ja vlen të mbahet parasysh efekti në:

  • Të ardhurat buxhetore
  • Shpenzimet buxhetore –të ndara dhe në korrente dhe kapitale
  • Deficiti fiskal por edhe ai korrent (diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve korente)

Ku ka qenë efekti më i madh i koronavirusit në buxhetin e shtetit?

Në mënyrë të përmbledhur ai mund të shihet në grafik

Me një sy të shpejtë, mund të shihet se ndërsa shpenzimet buxhetore, nuk kanë rënë, ndryshe ka ndodhur me të ardhurat që kanë pasur një rënie të madhe prej 12 miliard lekë. Kjo është shoqëruar me kalimin nga suficit në një deficit jo të vogël si të deficit fiskal, dhe veçanërisht deficit korrent. Po çfarë do të thotë deficit korrent prej 7.7 miliard lekë? Ai do të thotë se jo vetëm investimet kapitale që i shërbejnë të ardhmes mbulohen tërësisht nga borxhi por edhe një pjesë e shpenzimeve korrente ose rreth ¼ e të ardhurave u mbuluan me borxh në muajin Prill. “Dhjami” i konsolidimit fiskal u shkri në muajin e dytë të karantinës. Ky informacion vjen në një kohë që ekonomia po hapet dhe masat kufizuese janë minimizuar dhe tani pritet rifillimi i transportit publik, transportit ndërkombëtar ajror deri në rifillimin e turizmit. Kush është i interesuar le të shohë se çfarë thonë më tepër shifrat më të detajuara.

Të ardhurat buxhetore

Duke i hedhur një sy të shpejtë treguesve kryesore të bie në sy se efekti kryesor është ndjerë në ecurinë e të ardhurave buxhetore. Për muajin prill 2020 të ardhurat buxhetore gjithsej ishin rreth 29 miliard lekë,  nga 41 miliard lekë që kishin qenë vitin e kaluar, pra 12 miliard lekë më pak, me një rënie 30%, ose vetëm sa 70 % e tyre.

Kjo pati një ndikim dhe në ecurinë e të ardhurave buxhetore gjatë periudhës Janar –Prill 2020, që rezultuan 133 miliard lekë, nga 149 miliard lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 16 miliard lekë më pak.

Rënien më të madhe e kanë pësuar të ardhurat nga Tatimet e Doganat për shumën 12.2 miliard lekë,  nga Pushteti Vendor për 3.9 miliard lekë. Në mënyrë më të detajuar janë mosrealizime kanë pasur , TVSH për 4.3 miliard lekë. Por ndërkohë të bie në sy se TVSH e rimbursuar është në tërësi pothuaj sa TVSH e arkëtuar respektivisht 88.7 % dhe 89.8%, duke rritur vetëm diçka, pjesën e parimbursuar, por duke vazhduar në tërësi rimbursimin e TVSH dhe duke mos krijuar vështirësi shtesë për biznesin. Madje duhet evidentuar se TVSH e rimbursuar në muajin Prill 2020 ka qenë 1596 milion leke nga 1579 milion lekë që ka qenë prillin e vitit të kaluar.

Mos realizmi tjetër i madh është zëri i Tatim Fitimit që në Prill ishte 1,766 milion lekë nga 2,621 milion lekë që ka qenë në prillin e vitit të kaluar. Ndërsa si katërmujor Tatimi mbi Fitimin rezulton 4.4 miliard lekë më pak se sa vitin e kaluar. Këta dy tregues flasin për një raport të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me biznesin për të mos krijuar vështirësi artificiale fisku, por për t’ju ardhur sa të jetë e mundur në mbështetje biznesit në këtë kohë të vështire për të, por dhe mbarë shoqërinë.

Në këto kushte tatimi mbi të ardhurat personale rezultoi si 4 mujor 11 miliard nga 12.6 miliard që ishte ky tregues vitin e kaluar.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për ecurinë e të ardhurave nga pushteti vendor, të ardhurat e të cilit për muajin prill ishin vetëm 1.6 miliard lekë nga 4.7 miliard që kishin dalë nga xhepat e qytetarëve dhe biznesit në prillin e 2019.

Mjaft domethënës mendoj se është fakti se të ardhurat nga kontributi i sigurimeve shoqërore u realizuan gjatë periudhës 4 mujore janar-prill në masën 27.8 miliard lekë, nga 28.2 miliard lekë që ishin realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose në një nivel prej 98.6 % dhe 93.3 në prill. Kjo është një dëshmi se jo vetëm shteti por edhe biznesi është kujdesuar për të punësuarit, mbajtjen e tyre në punë dhe pagimin e kontributit të sigurimeve shoqërore, çka flet për një rënie të lehtë të punësimit, ose një shtim jo të madh të papunësisë si ka ndodhur në vendet e tjera. Me sa duket menaxhimi shëndetësor për të ruajtur jetën e njerëzve është shoqëruar në tërësinë e vet pavarësisht karantinës, masave të izolimit, me mbështetjen ndaj biznesit por dhe me një qëndrim aktiv të këtij të fundit për ti bërë ballë sa të jetë e mundur pasojave të krizës së koronavirusit.

Shpenzimet buxhetore

Por të ardhurat janë vetëm një shtyllë e buxhetit, shtylla tjetër është ajo e shpenzimeve të tij.

Në muajin prill 2020 shpenzimet buxhetore gjithsej kanë qenë 41.7 miliard lekë nga pothuajse aq në prillin e vitit të kaluar ose 51 milion më tepër. Ndërsa si 4 mujor shpenzimet buxhetore kanë qenë 148.7 miliard lekë nga 146. 3 miliard lekë vitin e kaluar, ose 2.4 miliard lekë më shumë. Kjo do të thotë se pavarësisht nga efektet e mëdha fiskale të krizë së koranvirusit, ajo nuk është ndjerë në tërësi nga popullata, por është sfazuar për vitet më vonë.

Krahas shpenzimeve gjithsej ja vlen të mbahet parasysh ecuria e dy grupeve kryesore të shpenzimeve: shpenzimeve korrente dhe shpenzimeve kapitale.

Shpenzimet korrente buxhetore

Shpenzimet korrente në muajin Prill kanë qenë 36.6 miliard lekë nga 34. 6 miliard lekë të realizuar në prillin e kaluar, ndërsa ato për periudhën katër mujore u realizuan 132.2 miliard lekë nga rreth 130 miliard lekë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur në kushtet kur shpenzimet e tjera sociale përveç sigurimeve shoqërore e shëndetësore u rritën nga 7.6 miliard lekë në periudhën janar-prill 2019 në 14.5 miliard lekë për vitin 2020 ose 6.9 miliard lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale

Për sa iu përket shpenzimeve kapitale për përudhën Janar-Prill paraqiten 16. 5 miliard lekë nga 16.3 miliard leke të realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra në tërësi jo vetëm që janë rritur shpenzimet korrente por kanë vazhduar edhe shpenzimet-investimet kapitale për të ardhmen.

Defiçiti fiskal

Por si është bërë e mundur kjo situatë?

Kjo është mundësuar nga rritja e deficitit fiskal por edhe atij korrent, duke i përballuar ato me rritje të borxhit publik dhe jo të inflacionit.

Gjatë muajit Prill, në kushtet e mosrealizimit të të ardhurave buxhetore, por vazhdimit të shpenzimeve thuajse si në periudha normale duke shtuar shpenzimet, sidomos ato për mbrojtjen sociale të shtresave në nevojë, deficiti fiskal rezultoi në -12.8 miliard nga 0.6 miliard që ishte në prillin e 2019. Shifrat mendoj se flasin vetë.

Në këto kushte gjatë periudhës katër mujore rezultoi -15.6 miliard lekë nga një suficit prej 3 miliard lekë ose -18.6 miliard lekë më shumë.

Deficiti korrent

Ndërkohë ja vlen të bahet parasysh se ky thellim i madh i deficit fiskal është shoqëruar edhe me rritjen galopante të deficitit korrent. Në muajin Prill ky tregues rezultoi -7.8 miliard lekë, dhe në tërësi për periudhën katër mujore me një suficit të lehtë prej 0.9 miliard lekë.

Natyrisht deficiti fiskal do të vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Por në kushtet e heqjes në tërësi të karantinës dhe hapjes se ekonomisë përveç transportit publik, turizmit, është e pritshme që deficiti korrent të zvogëlohet në muajt pasardhës. Kur do të shmanget deficiti korrent kumulativ që pritet të fillojë në muajin maj?

Kjo është e pritshme si rrjedhojë e hapjes së ekonomisë por edhe menaxhimit të kujdesshëm edhe të fiskut. Megjithatë të dhënat e muajit prill dhe katër mujorit dëshmojë se barra e të sotmes është përballuar nga e nesërmja nga e ardhmja. Krejt ndryshe ka ndodhur me shtresat që kanë depozita bankare, kur me të ardhurat e të shkuarës u mbuluan deficitet e të sotmes.

Në këtë rrafsh kjo situate fiskale bën apel që të evidentohen më mirë dhe të mbahet parasysh qëndrim aktiv dhe progresiv i mjaft bizneseve për t’iu përgjigjur krizës së koronaviruesit me novacion dhe zbatimin e teknologjisë bashkëkohore sidomos atë të TIK -Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit.

Kjo do mundësonte që deficiti i muajit Prill të mos mbartet mekanikisht në të ardhmen (çka në vetveteve është i pashmangshëm-deficiti – borxhi duhet paguar), por të vijë duke u zvogëluar duke minimizuar atë në muajt pasardhës si rrjedhojë e gjenerimit sa më të shpejtë të biznesit dhe mbarë ekonomisë sonë kombëtare.

Këtu ja vlen të mbahet parasysh se në kushtet e një politike aktive monetare, uljes se normës bazë të interesit, kontrollit të kursit të këmbimit, u mbaj në kontroll inflacioni, që për prillin ishte vetëm 1.9%. Objektivi i mbajtjes nën kontroll të inflacionit si objektiv madhor i Bankave Qendrore, është mundësuar edhe nga Banka e Shqipërisë.

Nga sa më sipër rezulton se çfarë rëndësie ka dëgjimi dhe mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis shtresave në nevojë-punonjësve-biznesit – institucioneve bankare qoftë bankës së Shqipërisë-bankave të nivelit të dytë, por edhe Qeverisë duke shmangur ankesat dhe pretendimet egoiste artificiale që nuk kanë munguar.

Ka një bashkëpunim dhe bashkëveprim për të cilat flasin shifrat e mësipërme, por dhe akuzat shpesh bajate që dëgjojmë në televizione.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe mbështetja buxhetore ka qenë vërtet mbresëlënëse. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ajo ka arritur 22.2 miliard lekë. Pra, ajo ka qenë dukshëm më e madhe se sa deficiti fiskal në fund të Prillit. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për muajin maj dhe më pas. Kjo kërkon mirëkuptimin e biznesit dhe gjithë aktorëve të tjerë ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe anasjelltas për kthimin në normalitet duke zbatuar teknologjinë bashkëkohore.