“Autorë dhe vepra”, prezanton 131 krijuesit shqiptarë në Amerikë

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Këto ditë ka dalë nga botimi libri “Autorë dhe vepra”,  kushtuar krijuesve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë. Autor i librit është presidenti i kësaj shoqate, kryeredaktor i revistës “Pena” dhe themelues i Shtëpisë Botuese” Adriatic Press”, Adnan Mehmeti. Në libër janë përfshirë 113 krijues që era e emigracionit i ka hedhur në Amerikë. Është një numër i madh që  edhe t’i numërosh , lodhesh. Por Adnani me pasion e këmbëngulje, ka arritur t’i bëjë bashkë në një botim këta krijues. “ Jam me fat që secilin prej tyre e njoh personalisht” thotë ai në parathënien e librit. Një vit më parë erdhi edhe në Boston për të takuar krijuesit e këtushëm. Ne ishim takuar veç e veç e veç, por u desh të vijë Adnani që të mblidhemi rreth një sofre të përbashkët. Për realizimin e kësaj pune, i është dashur të punojë një vit. Edhe shpenzimet e botimit, i ka përballuar vetë. Rrallë gjen në ditët tona njerëz të tillë idealistë dhe me tillë përkushtim. Për çdo krijues ka një jetëshkrim dhe një krijim. Ata janë nga treva të ndryshme të kombit shqiptar si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi  e deri nga Medvegja e Bujanoci. Rrallë gjen shoqatë të tillë që të ketë pjesëmarrës nga gjithë trevat shqiptare. Të gjithë i bashkon gjaku i shqiptarit, pasi siç thotë Horaci: ”Qiellin, por jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit”. Krahas krijuesve që sot jetojnë në Amerikë ose që dikush shkon e vjen në Atdheun e parë, autori i ka kushtuar një vend të veçantë  edhe krijuesve që kanë ndërruar jetë  si Peter Prifti, Sotir Andoni, Betim Muço, Rozi Theohari, etj. Është ky një homazh për kontributin që kanë dhënë këto figura në letërsinë shqipe.

Për të krijuar një ide për lexuesit që nuk e njohin këtë shoqatë, po ndalem shkurtimisht te historia e saj. U krijua në vitin 2001 me nismën e  Gjekë Marinajt, i cili është edhe president i parë. Kryetarë të shoqatës kanë qenë Naum Prifti, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj e  Raimonda Moisiu, ndërsa kryetar aktual është Mëhill Velaj. Në botimin e parë që i përket vitit 2016, janë përfshirë krijimtari të anëtarëve si dhe veprimtari të shoqatës, ndërsa në këtë botim ka jetëshkrime te tyre si dhe nga një krijim. Në shumë prej tyre spikat dashuria e malli për Atdheun, pasi siç ka thënë një filozof ” Atdheu është vendi ku robërohet shpirti”. Dhe krijuesit me shpirtin e tyre delikat, janë ndër më të “robëruarit”. Kozeta Zylo në poezinë e saj, thotë : “ Atdheu im, jam plagë e kuqe në trupin tënd”. Në kushtet e flladit të lirisë që gjetën në Atdheun e dytë, krijimtaria e tyre tashmë shpaloset pa çensurë . Ajo është ashtu si e ndjen zemra. Krijuesit vijnë me gjini të ndryshme letrare si poezi, prozë, analiza kritike, etj. Po ndalem vetëm në disa prej tyre, pasi për të gjithë është krejt e pamundur. Një ndër poetët e njohur është Kolec Traboini. Në poezinë e tij “Dolëm nga vetvetja dhe ikëm” ka mall, dhimbje e zhgënjim …”Shumëçka deshëm të harrojmë/ të ikim prej njerëzve dhe vetvetes/ jo se kishim gjë për të fshehur/ por koha që jetonim, nuk na përkiste”. Përparim Hysi, poeti tjetër i njohur, përfaqësohet me një poezi kushtuar Lasgush Poradecit. ..”Bridhje vetëm i pa ngrënë, i mbështetur mbi një stap/ Oh sa fjalë që le pa thënë, se s’të la “hija” farmak”. Adnan Mehmeti në poezinë e tij “Me kuajt e erës” kërkon të shkojë në vendlindje, në Letovicë të Bujanocit, ndaj thotë:” Mereni dashurinë time/ Çojeni përtej detit/ Për ta murosur në vendlindje…” Janë të shumtë poetët që kanë sjellë një buqedë vargjesh nga krijimtaria e tyre e begatë si Petraq Risto, Raimonda Moisiu, Sami Milloshi, Ilirjana Sulkuqi, Namik Selmani, Kostaq Duka, Dalan Luzaj, Agim Bacelli, Petraq Pali, Eleonora Qeparoi, Merita Bajraktari, Fation Pajo, Koço Sterjo,  etj,

Krijues të tjerë vijnë në këtë botim me studime kritike për autorë të ndryshëm. Fran Shkreli paraqitet me studimin  për figurën e Nolit si diplomat. Ndër të tjera ai veçon përpjekjen e Nolit për të bindur presidentin amerikan Willson, për mbrojtjen e Shqipërisë nga coptimi i trojeve të saj prej fqinjëve. Është e njohur fjala e presidentit amerikan, thënë Nolit:”Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë”.Në studimin e tij për Nolin si diplomat, Frani i referohet edhe Ernest Koliqit i cili ndër të tjera ka thënë: ”Kurgja tjetër mos me pas ba Noli për Atdheun tonë, veç këtë mrekulli, meriton mirënjohjen e përjetëshme të shqiptarëve”. Anton Çefa ka sjellë në faqet e librit një pjesë të studimit të tij për të bukurën dhe fjalën artistike. Për këtë i është referuar shumë autorëve, ndër ta edhe Aristotelit, i cili ka thënë:” E bukura është simetri, proporcion, harmonizim i pjesëve tek e tëra”. Duke u ndalur në fjalën artistike, Antoni thekson:” Letërsia artistike është në krye të arteve dhe në gjirin e saj, poezia ze kryet e vendit”. Studjuesi tjetër, Prof. Thanas Gjika, është përfaqësuar me një studim  për Faik Konicën, lidhur me kontributin e tij për romanin duke e cilësuar ”themelues të romanit realist shqiptar”. Prof. Agron Fico ka sjellë në këtë botim studimin e tij për Peter Priftin, duke e quajtur atë ”senator të gjuhës dhe kulturës shqiptare”. Gjinia e studimit përfaqësohet edhe me autorë të tjerë të njohur si Yllka Filipi, Besim Muhdari, Bexhet Asani, që të tre këta kanë titullin “Doktor”. Nuk mund të le pa përmëndur poeten amerikane , Carrie Hooper, e cila megjithëse e privuar nga drita e syve, me një dashuri e pasion të veçantë , ka aritur të flasë e të shkruajë shqip. Në esen e saj “Për nder të gjuhës shqipe” ndër të tjera thotë:” O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua, e kënaq shpirtin tim! Kur dëgjoj fjalët e tua, qënia ime mbushet me gëzim !”

Të shumtë janë edhe autorët që janë përfaqësuar në gjininë e prozës. Shkrimtari i shquar, Naum Prifti vjen me një tregimin ”Prijës dhe këshilltar” ku në epiqendër është figura e Skënderbeut. Shkrimtari tjetër i njohur Skifter Këlliçi, autor i disa romaneve për fëmijë e të ritur si dhe i disa botimeve publiçistike, ka një tregim për fëmijë. Shkrimtari tjetër , Istref Haxhillari, autor i disa tregimeve, novelave e romaneve, ka sjellë fjalën e tij mbajtur me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” e cila është një prozë e bukur poetike . Ai e mbyll atë me fjalët: “Dheu im mbeti burim i frymëzimit dhe besoj se kështu do jetë sa të kem frymë”. Autorë të tjerë si Ramiz Gjini, Pierre Pandeli Simsia e Mëhill Velaj, kanë zënë vend në këtë botim me tregime, ndërsa Vlash Fili me një fragment romani. Dikush tjetër ka sjellë kujtime. Kështu Sami Repishti, autor i disa veprave letrare, ka sjellë kujtimet e tij për katedralen “Notre-Dame de Paris”, ndërsa Albana Mëlyshi, poete dhe prozatore e njohur, ka zgjedhur të përfaqësohet me kujtime për familjen e Petro Markos, të cilën e ka patur fqinje.

Në mbyllje të këtyre shënimeve, dua të theksoj se ky botim i Adnan Mehmetit, është një kurorë e bukur për shkrimtarët shqiptaro-amerikanë, që siç thotë Gjekë Marini në hyrje të librit ”  janë degë të trungut të letërsisë sonë kombëtare”. Libri do t’u shërbejë  anëtarëve të saj për të njohur më mirë krijimtarinë dhe përvojën e njëri-tjetrit. Mund të vlejë edhe përtej ”mureve “ të shoqatës, për lexues të ndryshëm që duan të njihen me bashkatdhetarët e tyre që lëvrojnë gjuhën shqipe, këtë “gjuhë Perëndie” siç e ka quajtur Naim Frashëri. Jam i bindur se shoqata do të shtohet me emra të rinj, pasi ka ende disa që nuk janë pjesë e saj dhe siç thekson autori “ata janë të vlerësuar dhe të mirëpritur në të ardhmen”. Sigurisht historia e shoqatës do pasurohet edhe me botime të tjera, pasi ato janë  pjesë e rrugëtimit të saj në Atdheun e lirisë, me emrin: Amerikë! / Illyriapress