Në Tiranën e vitit 1940 projektet për zhvillimin e kryeqytetit ishin të mëdha. Tashmë me mbështetjen e FIAT ishe krijuar edhe një shoqëri transporti e cila quhej SATA (Shoqëria Shqiptare e Transportit Automobile) e cila me autobusët modernë atëkohë FIAT 626 / RN dhe 626 GNL siguronin lëvizjen e njerëzve në çdo qytet të madh e të vogël të Shqipërisë.
Në foto vihet re është ilustruar edhe itenerari që përshkonin këto linja autobusësh me simbolet përkatëse të çdo qyteti.
Në shtypin e epokës flitej për një projekt të madh të FIAT, i cili planifikonte në një të ardhme të afërt ndërtimin në qendër të Tiranës të një stacioni të madh nisjes dhe mbërritjes së autobusëve për linjat e ndryshme shqiptare. Ky ishte projekt vizionar, që fatkeqësisht nuk u realizua dot kurrë, i cili që në të ardhmen do ti shërbente turizmit, pasi do të lidhte Tiranën me kryeqytetet e tjera të Ballkanit.
Në ndërtesën e stacionit ishte projektuar që të kishte dhoma me ekspozita makinash, zyra turistike dhe shërbime të dobishme për publikun.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.