Sopranoja shqiptare: Franca i mbron artistët, por edhe ne ndihemi të rrezikuar

E enjte, 25 Prill, 2024

Blerta Zhegu është një nga emrat që bëjnë krenarë shqiptarët në mbarë botën, kjo falë talentit, punës dhe guximit të saj për të arritur majat. Sot Blerta cilësohet si një nga zërat më të mirë të operas franceze dhe në vendin ku jeton konsiderohet si një artiste që premton shumë për të ardhmen. Sopranoja shqiptare prej thuasje 7 vitesh jeton në Francë dhe këtë periudhë pandemie sigurisht që e kaloi pikërisht atje.

Në një intervistë Blerta tregon se këtë moment kaq të vështirë për botën ajo e ka kaluar mjaft mirë, sepse artistët edhe në një situatë normale jetojnë në kushte karantine. Sopranoja shprehet se situata në Francë ende nuk është e qartë për artistët, por çdo gjë pritet të shkojë në vendin e duhur në muajt në vazhdim.

“Në një farë mënyre, ne artistët edhe në situatë normale jetojmë pak në kushte karantinimi, pasi pjesa më e madhe e punës sonë është individuale dhe kryhet në kushtet e shtëpisë, e cila për ne është edhe një studio pune. Në këtë kohë kam vazhduar punën time të përditëshme duke e alternuar atë me lexime, me sport, me ndonjë film apo me një gotë vere në linjë me miqtë. Situata mbetet akoma e paqartë dhe e pasigurt për artistët në Francë… Mendoj që në muajin në vazhdim shumë çështje do të qartësohen”, thotë artistja.

Blerta shton se artistët në Francë janë të mbrojtur nga një status i veçantë, por sigurisht që edhe ai rrezikohet për shkak të kësaj krize që ka përfshirë gjithë botën. “Duhet thënë që Franca është një ndër shtetet ku artistët janë më të mbrojtur, nëpërmjet një statusi që quhet ‘intermittence du spectacle’. Natyrisht, kjo krizë rrezikon këtë status dhe vë në pozitë të vështirë sidomos artistët e skenës”, tregon Zhegu.

Së fundmi, sopranoja ka firmosur edhe një peticion dhe ajo thotë se kjo ka qenë një nismë e bas-baritonit të famshëm francez Ludovic Tezier, i cili ju ka drejtuar një thirrje politikanëve, për të mos braktisur artin dhe veçanërisht operan në këtë moment delikat.

Pavarësisht se ka qëndruar larg skenës përgjatë gjithë kësaj kohe në izolim, Blerta ka gjetur mënyra të tjera alternative për të qëndruar në kontakt me publikun. Ajo poston herë pas here në rrjetet e saj sociale performanca të realizuara në kushte shtëpie, disa prej tyre shoqëruar me kitarë.

“Duke qenë se aktivitetet, ku do të merrja pjesë janë shtyrë ose anuluar dhe kjo nuk ka qenë e lehtë, kam ndjerë nevojën të vazhdoj dhe të ruaj kontaktin me publikun nëpërmjet rrjeteve sociale. Natyrisht që nuk është e njëjta gjë si një interpretim direkt në skenë. Për më tepër kur sot, në internet mund të gjejmë interpretime të panumërta të artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Megjithatë shpresoj që të kem mundur t’u dhuroj me zërin tim, sado pak pozitivitet dhe kënaqesi internautëve. Megjithëse në mënyrë jo-profesionale, unë luaj shpesh edhe me kitarë dhe këto kohë kam kënduar disa nga këngët e mia të preferuara duke shoqëruar vetveten. Këtë eksperiencë disi intime, vendosa ta ndaj me publikun në rrjetet sociale dhe me atë të Balkan Trafik, një festival që zhvillohet në Bruksel, në të cilin kam marrë pjesë në 2017. Këtë vit ky festival u zhvillua në linjë si shumë aktivitete të tjera”, tregon Blerta Zhegu.

Projekti për këngën “Shqipëri o vendi im”

50 artistë shqiptarë, duke përfshirë edhe Blerta Zhegun, u bashkuan për të sjellë në një verison të ri këngën “Shqipëri o vendi im” e kompozuar nga artisti i madh Avni Mula. Qëllimi ishte që kjo këngë të përcillte një mesazh në këtë kohë të vështirë dhe të mbështeste punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve që kanë qenë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Blerta tregon se ajo e mori ftesën nga Inva Mula dhe se për të ishte një eksperiencë mjaft e veçantë.

“Kjo ftesë më erdhi nga Inva Mula dhe natyrisht e pranova me shumë kënaqësi. U deshën disa ditë që të shihja produktin final dhe ishte emocionuese të rigjeja tek kjo video kolegë e ish-pedagogë që interpretonin me të njëjtin pathos këtë këngë aq të njohur të Avni Mulës”, thotë Zhegu.

Mësimet e nxjerra nga pandemia

E pyetur nëse bota mësoi diçka nga kjo krizë dhe nëse institucionet e kulturës duhet të veprojnë ndryshe në të ardhmen, sopranoja shqiptare shprehet: “Unë jam artiste, dhe si e tillë mundohem më tepër të nxis lindjen e pyetjeve, sesa të jap përgjigjje, sidomos kur flasim për politikë. Megjithatë kjo situatë më sjell në mendje, që kur Winston Churchill-it ju kërkua të investojë fondet e parashikuara për artin në armë lufte, ai u përgjigj: ‘Po atëherë, për çfarë po luftojmë?’

Blerta shton se sipas mendimit të saj askush nuk do të dalë i pandryshuar nga kjo pandemi dhe se në këtë moment të gjithë jemi të brishtë kundrejt asaj që na rezervon e ardhmja. Sopranoja tregon se këtë kohë e ka ndjerë shumë mungesën e të afërmve të saj dhe se mezi pret që sapo situata të qetësohet të bëjë një shëtitje të gjatë në Paris.

“Kam menduar shpesh herë për të dashurit e mi në Shqipëri, duke u përpjekur të imagjinoj si po e përjetojnë këtë periudhë. Mendoj që gjëja e parë qe do të bëj pas përfundmit të kësaj pandemie, është një shëtitje prej disa orësh në Paris, aty ku jetoj momentalisht”, tregon Blerta Zhegu.

Burimi origjinal, këtu: