Itali / Nisma e artistëve shqiptarë, në mbështetje të familjeve në vështirësi

E premte, 19 Prill, 2024

Epidemia COVID-19 jo vetëm që shkaktoi një emergjencë shëndetësore, por nxori në pah edhe një emergjencë sociale. Shumë njerëz dhe familje e gjejnë veten në vështirësi serioze për të përballuar nevojat më themelore, nga ushqimi i përditshëm, tek çatia që kanë mbi kokë.

Situata e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe në jetën e shumë familjeve në Itali, ku dy artistë shqiptarë; Iva Lulashi dhe Adrian Paci në bashkëpunim edhe me artistin Fabio Roncato, ndërmorën një iniciativë të quajtur “Daily Poster”, ku punimet e tyre do të nxirren në shitje për të mbledhur fonde. Në këtë nismë u përfshin edhe 26 artistë të tjerë. Secili prej artistëve ka krijuar një vepër në formatin e posterit 50 x 70 cm.

Punimet e artistëve të nënshkruar nga vet ata, do të shiten përmes faqes on line “Daily Poster”. Çdo artist ofron 20 kopje të një vepre, të cilat do të shiten me një kontribut minimal prej 100 euro. Të ardhurat do të paguhen drejtpërdrejt te fondacioni “Progetto Arca Onlus”, që vepron në Milano, Romë dhe Napoli. Fondacioni ofron ndihmë për të pastrehët me të rrugë dhe së fundmi ka filluar një program, në marrëveshje me Komunat, për të garantuar mbështetje për shumë familje në vështirësi.

Gjatë një interviste për median “Exibart” Ardian Paci rrëfen sesi po e përjeton ai situatën e shkaktuar nga koronavirusi. “Unë e përjetova me siklet … Po, kam pasur projekte si shumë të tjera që janë bllokuar dhe shtyrë. Në këtë periudhë unë jam duke aplikuar mësim në internet me studentët e mi dhe duhet të rrëfej se katastrofa që kisha frikë se do të ndodhte në fillim nuk po ndodh. Me hapjen e muzeve, do të paraqes punën time në Qendrën “Pecci në Prato ”.

Paci ka folur edhe për situatën në Shqipëri.  “Institucionet kulturore kanë mbetur të mbyllura dhe artistët në shtëpi, por se po ndodh një hapje e ngadaltë edhe në Shqipëri. Për fat të mirë, situata në atë anë të Adriatikut nuk duket aq problematike sa këtu në Itali dhe në Lombardi “.

Artistët e tjerë që i janë bashkuar nismës  “Daily Poster janë: Alessandro Agudio, Giulia Andreani, Stefano Arienti, Filippo Berta, Thomas Braida, Nina Carini, Linda Carrara, Andrea Cerruto, Paolo Ciregia, Vanni Cuoghi, Matteo Fato, Giovanni Frangi, Emilio Isgrò, Giovanni Iudice, Massimo Kaufmann, Beatrice Marchi, Elena Mocchetti, Davide Monaldi, Ruben Montini, David Reimondo, Alessandro Sambini, Hermanos Santgo.