Greqi / Nga e hëna maskat bëhen të detyrueshme

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Duke filluar prej ditës së hënë 4 maj, maskat mbrojtëse do të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë greke. Heqja graduale e masave kufizuese për koronavirusin, që komunikoi pak ditë më parë kryeministri grek, do të shoqërohet me përdorimin e detyruar të maskës mbrojtëse, kjo për të krijuar një ambient të sigurt për banorët dhe turistët, të cilët Greqia deklaroi se do ti mirëpresë edhe këtë vit. 

“Përdorimi i maskës mbrojtëse është i detyruar në mjetet e transportit masiv, sa nga punonjësit, aq edhe nga pasagjerët. Gjithashtu është i detyrueshëm edhe për personelin dhe klientët në supermerkata, në dyqane ushqimore, në njësitë tregtare, në taksi, në floktore, sallonet estetike, në spitale, në klinika, si dhe në laboratorët diagnostikuese. Në rast të kundërvajtjes, do të ketë gjobë 150 euro“, u shpreh Nikos Hardalias, zv/ministër i mbrojtjes civile.

Kjo është një masë që prek të gjitha segmentet e shoqërisë dhe ekonomisë greke, përfshirë edhe qindra aktivitete dhe sipërmarrjet e emigrantëve shqiptar në vendin fqinj.

Para disa ditësh, korordinatori i ministrisë së shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras, kishte deklaruar se përdorimi masiv i maskës nuk ishte i këshillueshëm.
Tashmë, ai shpjegon arsyen se përse ky qëndrim ndryshoi.

Ecuria e atëhershme e epidemisë në vendin tonë ishte diskutuar në komisionin tonë, që nuk rekomandoi përdorimin masiv të maskës, duke vlerësuar edhe rreziqet nga përdorimi i saj. Masat kufizuese ishin të mjaftueshme për atë fazë të epidemisë.
Tashmë, përdorim i maskës do të bëhet si një masë plotësuese, jo që të mos infektohemi, por kryesisht që të mos përcjellim te të tjerët virusin tonë, kur kemi pak ose aspak simptoma.
Udhëzimet e organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Qendrës Europiane të Parandalimit të Sëmundjeve mbështesin këtë strategji tonën, ashtu sikurse dhe atëherë na jepnin të drejtën të pozicionoheshim kundër përdorimit të maskës”, theksoi Sotiris Tsiodras.

Pak ditë më parë ministri grek të turizmit, Harry Theocharis tha se Greqia edhe këtë vit do të mirëpres turistët, por duke respektuar rregullat e distancimit social te cilat do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi.

Burimi origjinal, këtu: