Aktorët e Teatrit të Korçës, parodi për koronavirusin

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Aktorët e Teatrit të Korçës kanë gjetur një mënyrë të këndshme për të “mbërritur” në shtëpitë e qytetarëve edhe në këtë kohë të vështirë, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Ata kanë zgjedhur ta bëjnë këtë përmes një parodie.

Me anë të kësaj kënge humoristike aktorët zbukurojnë situatën duke përmendur gjëra që për momentin nuk mund të realizohen. Në videon që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, “I lamë të gënjeshtrat!”, ndër të tjera aktorët shprehen me humor se; “ne gjetëm lumturinë, këtu në karantinë.”
Kjo është mënyra që ata kanë zgjedhur për t’i bërë që të buzëqeshin sadopak qytetarët e Korçës, por edhe të të gjithë vendit.

Artistë të ndryshëm janë bërë bashkë gjatë kësaj periudhe të vështirë duke publikuar video të ndryshme në rrjetet, për të qenë sa më pranë publikut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.