Nga Tirana në Moskë për të dhënë mësim

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nga Tirana në Moskë për të dhënë mësim

Nga Tirana në Moskë, kjo është historia e pedagoges shqiptare Erkiada Gorezi, e cila me një diplomë shqiptare dhe me ambicien për t’ja dalë mbanë arriti të integrohet në shoqërinë ruse.
Gorezi rrëfen për gazetën “Diaspora Shqiptare” se dëshira për të mësuar gjuhën ruse e çoi atë drejt Rusisë, ku prej disa vitesh jeton dhe është bërë pjesë e sistemit arsimor. Gjithashtu, ajo flet për sfidat dhe vështirësitë me të cilat emigrantët e studentët shqiptarë jashtë vendit përballen në fillimet e një jete të re. Më tej, tregon se komuniteti shqiptar në Moskës është mjaft aktiv në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore ndërsa thekson se ka një bashkëjetesë të mirë kulturore, e solidariteti mes komuniteteve atje.

Sa i përket mësimdhënies on line, që po zhvillohet në këto kushte të krijuara nga pandemia, pedagogia shqiptare thotë se kjo mënyrë mësimdhënies mund të jetë edhe e ardhmja sistemit arsimor. Gorezi, pjesë e Diasporës së re, nuk e fsheh dëshirën që ka për t’u rikthyer dhe për të dhënë kontributin e saj në vendlindje.

Znj. Gorezi ju jeni pjesë e asaj që mund ta quajmë Diasporë e re, na tregoni për zgjedhjen tuaj për tu vendosur në Rusi?

Historia ime fillon 6 vjet me parë kur u diplomova në Universitetin e Tiranës si mësuese e gjuhës angleze. Pata fatin që diploma ime të shoqërohej edhe me medalje dhe për këtë arsye mendova se rruga ime drejt ndërtimit të një karriere në Shqipëri do ishte e thjeshtë. Por për fat të keq nuk ndodhi kështu. Prandaj pas 3 vitesh punë në sistemin arsimor me kontrata të pjesshme mendova të merrja një iniciative tjetër me synimin të realizoja ëndrrën time, dhe momentalisht gjendem në Moskë, duke vazhduar një specializim në fushën e linguistikës, me drejtim “Teori Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun” në Institutin e Gjuhëve të Huaja të universitetit “Miqësia e Popujve”.

Pse zgjodhët pikërisht Rusinë?

Në të vërtetë të gjithë habiten me zgjedhjen time, duke ditur që shumë shqiptarë synojnë Europën perëndimore apo vendet anglisht-folëse. Mund të kisha bërë edhe unë të njëjtën gjë, por për mua nuk do ishte një investim shumë frytdhënës. Dëshira ime ishte të mësoja një gjuhë krejtësisht të re për të krijuar mundësi të reja dhe gjuha ruse ishte ajo që më intrigoi. Nuk dija pothuajse asnjë fjalë, por si një njeri me vullnet dhe ambicie të madhe vendosa ta ndërmerrja këtë sfidë dhe tani e dashuroj atë, kulturën, njerëzit, gjithçka që lidhet me Rusinë.

Si një studente nga Shqipëria, cilat kanë qenë disa nga vështirësitë tuaja të fillimit?

Kanë qenë të shumta sigurisht por do ndaj me ju vetëm disa. Filluan që në momentin kur zbrita në aeroportin e Moskës. Kisha nevojë të blija një kartë sim, të shkëmbeja lekët në rubla, të gjeja një taksi, pra gjërat e para të nevojshme kur shkon e vetme në një vend të huaj. U mundova të kërkoja ndihmë, por asnjë nuk më kuptonte. Për fat të keq këtu vetëm një pjesë e vogël e popullsisë është njohëse e gjuhës angleze. Prandaj u desh të përdorja gjuhën e gjesteve, dhe arrita disi të kuptoja dhe të më kuptonin. Kur i sjell ndërmend këto kujtime tani duken shumë zbavitëse por në atë kohë dukej e pamundur që unë të zgjidhja gjithçka. Në universitet u përballa me probleme të mëtejshme, por falë studenteve të tjerë shqiptare që m’u gjenden pranë në atë moment shumë shpejt arrita te adaptohesha dhe të shijoja aventurën time.

Ju tashmë jeni angazhuar edhe pranë stafit akademik të një prej universiteteve më të njohura në Moskë, a mund të na tregoni pak si është të punosh me studentët rusë?

Po, e vërtetë. Menjëherë sapo fillova studimet e mia, pasi stafi akademik u njoh me formimin tim arsimor dhe eksperiencën e punës, më ofruan të punoja me kohë të plotë në institutin ku studioj. Mund ta imagjinoni reagimin tim në atë moment. Ëndrra ime sapo ishte bëre realitet edhe pse për fat të keq jo në vendin tim, por gjithsesi isha dhe jam shumë e lumtur. Ndihem me të vërtetë krenare çdo ditë kur jam para auditorit mes studentëve rusë të cilët më shumë kuriozitet më pyesin për vendin prej nga vij. Shoh prej tyre një angazhim dhe vlerësim tepër të madh. Është me të vërtetë një eksperiencë shumë e bukur dhe sfiduese në të njëjtën kohë të punosh me studentë të huaj, por siç ndodh gjithmonë, pas një sfide të vështirë suksesi është më i ëmbël. Unë e adhuroj profesionin tim, përpiqem të jepem plotësisht pa rezerva dhe tani studentet e mi janë bërë arsyeja e buzëqeshjes time çdo ditë.

Duke qenë se ju keni mbaruar studimet tuaja të larta në Shqipëri për t’i vazhduar më pas në Rusi, ku dallon sistemi arsimor shqiptar me atë rusë?

Dallon në shumë drejtime. Brezi i vjetër në Shqipëri e njeh shumë mirë cilësinë e sistemit arsimor rus, pasi shumë prej tyre janë diplomuar aty. Sigurisht që me kalimin e viteve ka ndryshuar por në bazë ka qëndruar i njëjtë. Vazhdon ende të përgatisë specialistë të afirmuar në të gjitha fushat. Një arsye pse zgjodha pikërisht universitetin “Miqësia e Popujve” ishte fakti që shumë të ish diplomuar mbajnë poste të rëndësishme në vende të ndryshme të botës, si p.sh., ministra, deputetë, presidentë, gjyqtarë, kirurgë etj. Pra me një fjalë, ky universitet është në gjendje të krijojë anëtarë të elitës.

Nuk mund të them që sistemi ynë arsimor nuk është i mirë. Unë si produkt i tij arrita të jem pjesë e stafit akademik këtu, por ka disa gjëra që kanë nevojë të përmirësohen. Këtu në Rusi shoh një përfshirje më të madhe të studentëve në procesin e kërkimit shkencor dhe jo vetëm. Rusia gjithmonë i ka dhëne rëndësi shumë të madhe zhvillimit të shkencës dhe të gjithë jemi dëshmitarë të kontributit të madh që ka dhënë nëpërmjet intelektualeve të saj në shumë fusha dhe më lejoni të përmend disa emra: Ivan Pavlov, Mendelejev, Gagarin, Pushkin, Dostojevski, Tolstoi dhe lista nuk ka fund. Prandaj jam me fat që edhe unë së shpejti do jem produkt i këtij sistemi arsimor.

Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në sistemin arsimor shqiptar?

Këtu do jap mendimin tim nga pozita e studentit. Nëse edhe ne duam të përgatisim specialistë të vërtetë, atëherë është e nevojshme që investimi më i madh në sistemin tonë arsimor të bëhet në drejtimin e kërkimit shkencor.

Për herë të parë vetëm këtu u njoha me këtë proces nga afër. Kam punuar me profesionistë të vërtetë. Falë tyre sot jam autore e dy artikujve shkencorë në fushën e linguistikes në gjuhën ruse. Kjo gjë ishte e paimagjinueshme kur isha studente në Shqipëri. Në vendin tonë përfshirja e studenteve në kongrese apo konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit ishte pothuajse e pamundur.

E dyta, është kontrolli i njohurive në mënyrë të vazhdueshme dhe i mësuari në mënyrë praktike dhe të pavarur. Këtu studenti është i detyruar të punojë çdo ditë, dhe jo thjesht të jap një referim të leksionit, por një ripërpunim të informacionit të marrë dhe ta reflektojë në formën e prezantimeve, referateve apo kërkimeve të mëtejshme shkencore. Kjo i jep mundësi studentit që të zhvillojë mendimin kritik, një aftësi që mungon mes studenteve shqiptarë.

Sa është i organizuar komuniteti shqiptar në Moskë dhe në bazë të informacionit që keni a ka shumë shqiptarë atje?

Në Rusi aktualisht ndodhen afro 80 studentë shqiptarë dhe komuniteti ynë është me të vërtetë shumë aktiv. Kjo është edhe falë universitetit, i cili gjithmonë i nxit të gjitha komunitetet të shpalosin vlerat e traditat kulturore nëpërmjet aktiviteteve të shumta, si: koncerte, konkurse, ekspozita, nisma vullnetare. Aty është momenti kur ti me krenari u prezanton trashëgiminë e vyer kulturore 157 vendeve të ndryshme të botës.

Por ajo që vlerësoj më shumë në komunitetin tonë është fryma për të ndihmuar njëri-tjetrin. Pavarësisht se jemi njohur këtu për herë të parë, të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë sa herë të kesh nevojë. Unë arrita të adaptohesha vetëm falë tyre. Janë treguar miq të vërtetë. Jemi gjithmonë bashkë. Ekziston një frymë solidariteti dhe mbështetje që është për t’u admiruar.

Si është bashkëjetesa kulturore në Rusi?

Universiteti im ka një moto: “Zbulo botën në një vend të vetëm”, dhe kjo është mëse e vërtetë. Këtu takon studentë nga 157 vende të botës dhe mund ta krahasoj bashkëjetesën kulturore këtu me bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Gjen një solidaritet dhe mbështetje prej të gjithëve. Kam njohur këtu njerëz me të vërtetë të mrekullueshëm. Jam njohur me traditat, vlerat, besimin, mentalitetin e tyre. Kemi shkëmbyer eksperienca, njohuri me njëri-tjetrin, kemi krijuar miqësi të reja. Unë këtu kam ndryshuar paksa edhe si person. Jam bërë një njeri më i hapur, më i shoqërueshëm, kam krijuar pikëpamje të reja për jetën. Eksperienca ime këtu është me të vërtetë frytdhënëse në shumë drejtime prandaj nuk pendohem kurrë për zgjedhjen e bërë.

Cilat janë planet tuaj në të ardhmen, a mendoni të riktheheni sërish në Shqipëri?

Të bëhem pjesë e stafit akademik të universitetit të Tiranës, vetëm në këtë drejtim e gjej vetën time. Prandaj sapo të mbaroj studimet e doktoraturës do kthehem me dëshirë të shpalos eksperiencën e përfituar në Shqipëri. Uroj shumë që këtë herë të gjej mbështetjen dhe vlerësimin e duhur nga vendi im dhe mos të kem me një arsye për t’u larguar.

Me gjendjen e krijuar nga koronavirusi shkollat dhe universitete në mbarë botë po zhvillojnë mësimet on line, si profesioniste në fushën e mësimdhënies sa efektive mendoni se është kjo formë e mësimdhënies?

Në universitetin tim mësimi online nuk është një koncept i ri, pasi një pjesë të lëndëve e zhvillojmë online. Ne punojmë me një sistem që ka rezultuar shumë efektiv. Prandaj kalimi i plotë i mësimdhënies në sistemin online tek ne ka qenë më i lehtë si për studentët ashtu edhe për pedagogët. Momentalisht çdo gjë po shkon mirë, të gjithë janë të përfshirë maksimalisht dhe tregojnë një përkushtim serioz.

Kjo mënyrë mësimdhënie mendohet të jetë e ardhmja e sistemit arsimor. Është e pashmangshme nëse do t’i referohemi edhe ritmit të shpejtë të zhvillimit teknologjik. Prandaj duhet vetëm të përshtaten metodat e mësimdhënies. Sigurisht që kjo kërkon kohë, por nëse bëhet në mënyrën e duhur do rezultojë po aq efektiv sa edhe sistemi aktual dhe unë jam shumë optimiste që kjo gjë do arrihet.