Prezantimi më i madh i kulturës shqiptare në qytetin e New Yorkut këtë vit është anuluar për shkak të pezullimit të çdo aktivitet social në qytetin më të prekur amerikan. Lajmin e ka bërë të ditur organizatori i kësaj parade, njëkohësisht kryetari i “Albanian Roots” Marko Kepi.
“Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots lajmëron gjithë anëtarësinë por edhe komunitetin shqiptar në mbarë botën se Parada Shqiptare 2020 është anuluar për shkak të Covid-19. Ju kërkojmë ndjesë për këtë anulim dhe shpresojmë të shihemi sa me shpejt ne aktivitetet e ardhshme”, shkruan Kepi në facebook.
Për gazetën Diaspora Shqiptare ai shpjegoi se parada është shtyrë me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së New York, Bill de Blasio i cili ka njoftuar shoqatën për pezullimin e aktivitetit dhe shtyrjen në një datë tjetër ose zhvendosjen e saj vitin e ardhshëm.
Parada Shqiptare në New York këtë vit ishte parashikuar të zhvillohej më 13 qershor, ku do të mbështeteshin shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.
Organizata “Albanian Roots” organizon këtë manifestim të krenarisë shqiptare prej 11 vitesh. Vetëm vitin e kaluar sipas të dhënave te policisë së New York pjesëmarrës në paradë ishin rreth 40 mijë persona, anëtarë të komunitetit shqiptarë në New York, por edhe nga komunitete të tjera në Texas Michigan Florida etj si dhe jashtë Amerikës nga Zvicra, Italia, Gjermani etj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.