Shqiptarët në Itali sërish në ndihmë të komunitetit. Janë bashkëshortët Artan Gjergji dhe Giuliana Delijaj në Monticelli Terme, Parma të cilët kanë ofruar prodhimet gastronomike të furrës që drejtojnë falas për kategorinë e personave në nevojë.
Ata kanë shpërndarë falas në spitalin e Parmës dhe për ekipin e Mbrojtjes Civile në Traversetolo. Gazeta të ndryshme lokale kanë shkruar për këtë nismë të dy bashkëshortëve shqiptarë.
“Jemi në një moment të vështirë dhe e ndjejmë për detyrë që të japim kontributin tonë. Ka shumë familje në vështirësi sepse kanë humbur punën. Kur kam parë punën kolosale të mjekëve në spital, u frymëzova akoma më shumë për luftën që bëjnë ata për të shpëtuar jetë njerëzish, plus më kujtohet vitet ’90 kur emigrova në Itali dhe arena e tmerrshme e stadiumit të Barit ku diskutohej copa e bukës” – tregon Artani.
Artani Gjergji nga Lezha dhe bashkëshortja e tij Giuliana Deliaj nga Dukagjini prej vitesh jetojnë në Itali ku drejtojnë sipërmarrjen e tyre, dyqanin me prodhime brumi “Giuliana”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.