Pandemia e koronavirusit, SHBA dhuron 1,2 mln dollarë për Shqipërinë

E martë, 1 Korrik, 2025

Edhe pse Amerika është një nga shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sërish SHBA vijon të ndihmojë shtetet në nevojë në këtë krizë të thellë globale.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë me vendet që do të marrin ndihma dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila do të përfitojë 1,2 milionë dollarë.

Në deklaratën e DASH thuhet se kjo ndihmë për Shqipërinë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, për gjurmimin e rasteve, mbështetje për ekspertët teknikë.

Në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një ndihmë prej 693 milionë dollarë në 20 vite për Shqipërinë, nga të cilat 51,8 milionë ndihmë shëndetësore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.