Itali / Zëvendëministrja e Jashtme: Gjesti i Shqipërisë, ekzemplar

E shtunë, 20 Prill, 2024

Zëvendësministrja e Jashtme e Italisë, Emanuela del Re në një intervistë televizive ka komentuar situatën e pandemisë që po kalon Italia dhe mbarë bota, ndërsa ka vlerësuar si ekzemplar aktin simbolik të Shqipërisë për dërgimin e një ekipi mjekësh dhe infermierësh në Lombradi.

Është muaji i dytë që Italia po përballet me COVID-19. Kjo pandemi ka ndryshuar jetën e të gjithëve ne, por dhe qeverisjen e shteteve. Si ka influencuar e gjitha kjo dhe në diplomacinë italiane?

“Gjesti i solidaritetit nuk ka rëndësi nëse është i madh ose i vogël. Ajo çfarë ka rëndësi është vlera e gjestit, vlera simbolike e tij. Mendoj se gjesti i popullit shqiptar është ekzemplar e meriton duartrokitjet që i dhamë. Ky gjest qe një sinjal që i jepet jo vetëm Italisë por të gjithë botës, pra aftësia për të kapërcyer kufijtë, aftësinë të kuptojmë se jemi të gjithë në të njëjtën familje humane, e që në moment nevoje kush më shumë e kush më pak duhet të jemi pranë njëri-tjetrit. Ne nga ana tjetër dëshmuan miqësinë tonë me Shqipërinë kur i erdhëm në ndihmë pas tërmetit që goditi vendin. Këta 30 mjekë, secili prej tyre është dëshmi e vetëdijes që ka Shqipëria që të jetë pjesë e botës globale dhe e këtij rrjeti të rëndësishëm që në këtë të moment po konsolidohet si një zgjidhje për të ardhmen. Unë besoj se çdo mjek shqiptar bëhet ambasador i këtij mesazhi, e se Shqipëria ka shfaqur se është e vetëdijshme për nevojën për të bashkëpunuar në një rrjet të përbashkët solidariteti e ky është një sinjal i fortë e një shembull për të gjithë” tha ajo.

Burimi origjinal këtu: