Një sasi e konsiderueshme e ndihmave kanë ardhur nga Hungaria për ekipet mjekësore në Shqipëri, të cilat janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëri të ditur se sot në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur mbi 100.000 maska dhe 5000 veshje mbrojtëse mjekësore për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër COVID-19,ndihma këto të cilat janë shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó.
Ky takim u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.