Në 10 vjet, mbi 400 mijë shqiptarë me të drejta të plota anëtarësie në BE

E premte, 29 Mars, 2024

Vetëm gjatë 2018-tës, janë “evropianizuar” mbi 48 mijë shqiptarë, duke marrë kryesisht pasaportë italiane ose greke
Eurostat boton shifrat e përvitshme të shtetësive që vendet evropiane u njohin migrantëve që jetojnë në to.

Shqipëria sapo ka marrë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave për integrimin në BE. Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë. Ndërkaq duket se “po e marrim kalanë evropiane nga brenda”. Dhjetëra mijëra shqiptarë të diasporës bëhen qytetarë të BE-së duke futur në xhep pasaportën e vendit anëtar ku jetojnë prej vitesh. Vetëm gjatë vitit 2018  –nuk ka akoma të dhëna zyrtare për 2019-tën – janë bërë qytetarë të një prej 28 vendeve të Evropës (përfshirë atë të Mbretërisë së Bashkuar) 48.012 shqiptarë. Këtë thotë raporti i fundit i Eurostat, zyrës statistikore të BE-së, mbi shtetësitë e njohura nga vendet e evropiane gjatë vitit 2018. Siç vërehet tashmë prej kohësh, edhe gjatë 2018-tës shqiptarët renditen të dytët pas marokenëve ndër të huajt që kanë marrë një shtetësi evropiane.

Thuajse të gjithë shqiptarët “e evropianizuar” janë bërë grekë (24.203) dhe italianë (21.841). Ndjekin në renditje – nga shumë larg – 572 shqiptarët që janë bërë nënshtetas të Mbretërisë së Bashkuar (që në të vërtetë tashmë është jashtë BE-së), ata që kanë marrë nënshtetësi belge (390), që janë bërë shtetas gjermanë (340) dhe francezë (294).

Edhe në 2018 vërehet një tkurrje e numrit të shqiptarëve që marrin pasaportën e një vendi evropian. Pas vitit 2016 kur u arrit edhe shifra më e lartë e deritanishme e shqiptarëve që fituan një shtetësi evropiane (67.483), kjo vlerë ka rënë me nga 10 mijë në vit, fillimisht për shkak të rënies së numrit të shtetësive të njohura në Itali, më pas edhe në Greqi.

Shqiptarët e Italisë, përbëjnë komunitetin që vitet e fundit më shumë se cilido tjetër ka fituar shtetësinë italiane. Shifrat kanë parë rritje të vazhdueshme për të arritur maksimumin në vitet 2015 e 2016, vite kur u betuan para flamurit italian nga 35 mijë shqiptarë. Por ishin vitet kur “italianët e rinj” arritën shifra të papara, përkatësisht 175 mijë (2015) dhe 200 mijë (2016). Më pas filloi rënia:  në vitin 2017 Italia u njohu shtetësinë rreth 150 mijë migrantëve, nga këta mbi 27 mijë ishin shqiptarë; ndërsa vitin 2018, kur shtetasit e rinj italianë janë “vetëm” 112.523, prej tyre kanë edhe shtetësinë shqiptare rreth 22 mijë vetë. Vitet 2015-2017 janë edhe tre vjetët kur Italia mbante kreun e vendeve evropiane për numër shtetasish të rinj.

Po t’u hedhësh një sy të dhënave të 10 vjetëve të fundit 2009-2018, vëren se shqiptarët që janë bërë edhe qytetarë të një vendi të Bashkimit Evropian janë 404.545. E thënë ndryshe, në dhjetë vjetët e fundit, në pritje të hapjes së negociatave, të paktën 404.545 shqiptarë apo 14% e popullsisë së Shqipërisë, kanë fituar të drejta të plota “anëtarësie”.

Edhe në shifrat e dhjetëvjeçarit vërehet se pjesa dërrmuese e shqiptarëve “të evropianizuar” (95%) janë bërë qytetarë italianë (192.072) ose grekë (191.552). Mëse e natyrshme pasi Greqia e Italia janë vendet ku ndodhen komunitet më të mëdha të diasporës shqiptare të pas 1990-tës.

Duhet saktësuar që në shifrat e mësipërme mungojnë shumë evropianë-shqiptarë, janë mijëra e mijëra shqiptarë që kanë lindur këto vite.

Në Itali, për shembull, nuk gjejmë mes statistikave të italianëve të rinj të gjithë bijtë e çifteve të përziera (njëri italian tjetri i huaj, shqiptar në rastin tonë) apo të çifteve shqiptare nga të cilët njëri është bërë qytetar italian. Për arsyen e thjeshtë që ata lindin qytetarë italianë.

Të tillë ka edhe në vende të tjera evropiane. Janë të gjithë evropianë-shqiptarë që u shtohen atyre 400 e ca mijëve dhe të tillë do të ketë përvit e më shumë.