Kanada / Si ka ndikuar COVID-19 te bizneset e shqiptarëve

E enjte, 28 Mars, 2024

Në këtë periudhë pandemie gati të gjitha bizneset e vogla janë mbyllur nga frika e infektimit me COVID-19. Njerëzit janë këshilluar të distancohen dhe të kujdesen për veten e tyre. Në rrugë sheh shumë pak lëvizje dhe duket sikur gjithçka ka ndaluar përveç shërbimeve të domosdoshme si farmacitë dhe supermarketet.

Dentistja shqiptare në Kanada Holta Këllëzi shprehet se klinikat dentare në të gjithë zonën ku ajo jeton janë udhëzuar t’i kryejnë shërbime vetëm pacientëve që e kanë emergjente. Por sipas saj jo të gjitha klinikat kanë mundësi t’i kryejnë këto ndërhyrje emergjente, sepse mund të mos kenë masat e duhura në klinikë. Që do të thotë që nuk kanë syze dhe maska, jo si ato që përdoren zakonisht por më speciale.

“Dua t’u komunikoj të gjithë pacientëve të jenë të kujdesshëm sepse virusi mund të merret kudo. Nuk duhet të dalim jashtë në qoftë se nuk e kemi urgjente. U këshilloj që përpara se të shkojnë në klinikë dentare të pyesin në qoftë se ata i kanë mjetet e duhura për t’i mbrojtur sepse ndryshe rrezikojnë veten e tyre dhe doktorët. Unë personalisht në klinikën time nuk kam kryer ndonjë ndërhyrje tek pacientët sepse nuk kanë patur raste urgjente. Kam folur me ta në telefon dhe antibiotikët kanë qënë të mjaftueshëm. Maskat dhe syzet që munda të merja ia kam dhënë të gjitha spitalit sepse mendoj se ata i kanë më të nevojshme se unë”, shprehet Holta.

Holta Kellezi

Gjithashtu denistja shqiptare thotë se ka dëgjuar se edhe disa mjekë shqiptarë janë prekur nga COVID-19 dhe kjo e ka bërë atë të perceptojë më mirë situatën dhe të mos vizitojë asnjë pacient.

Ndërkohë Bruna Bari është një tjetër shqiptare që ka një pastiçeri në Kanada. Biznesi i saj është një nga të cilët ka liçensë për të qëndruar hapur dhe ajo shprehet se nga situata kanë filluar të punojnë më shumë vetëm me porosi, gjithmonë duke ndjekur këshillat e mjekëve për sigurinë.

Bruna Brari

Porositë aty vazhdojnë si zakonisht dhe Bruna dhe bashkëshorti i saj janë gjithmonë të gatshëm për ti kryer ato me kujdes të madh, me maska, doreza dhe duke ruajtur distancën.

“Ditëlindjet vazhdojnë të festohen dhe ne jemi të lumtur që jemi të përfshirë në gëzimin e dikujt këto ditë të vështira”, shprehet Bruna.

Burimi origjinal, këtu: