Greqi / Lidhja e shoqatave në ndihmë të anëtareve të komunitetit në nevojë

E premte, 29 Mars, 2024

Në këtë kohë të pandemisë, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi kanë marrë një nismë humanitare  për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që gjenden në nevojë në ishullin e Kretës. Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi bën të ditur se është angazhuar për të grumbulluar dhe shpërndarë ndihma ushqimore për familjet shqiptare në nevojë.

Prej disa ditësh, ata po shpërndajnë ndihma në disa nga qytetet greke si në Kretë, Hania, Kastel Rethimno, Iraklio, etj.

Kryetari i kësaj Lidhje, Lulzim Cina (Ambasador Kombi) tregoi se vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë shpërndarë ndihma në më  shumë se 10 familje shqiptare ndërkohë bën të ditur se brenda dy jave kanë marrë ndihma 20 familje.

Ai thotë se dy mijë anëtaret e shoqatës janë angazhuar maksimalisht për t’i ardhur në ndihmë çdo anëtari të komunitetit shqiptar që të përballojë më lehtë këtë situatë të krijuar nga koronavirusi, teksa tregon se kjo nismë do të vazhdojë edhe në ditët e tjera.

“Punojmë dhe jemi në kontakt me të gjitha shoqatat shqiptare për të kontrolluar situatën që të mos ngelet asnjë familje në pamundësi të përballoje krizën. Gjithashtu, po punojmë që të mbështesim edhe ata që kanë ardhur në Kretë këto tre muajt e fundit që të jenë të sigurt me banim dhe ushqime”, ka thënë Cina.

Nismën e tyre humanitare e ka vlerësuar nëpërmjet një postimi në facebook dhe anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës , Gazmend Kapllani, i cili është edhe përfaqësues komunitetit shqiptar në Greqi.

Solidaritetin e saj, Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi e tregoi edhe gjatë tërmeti të 26 nëntorit, ku ata menjëherë u angazhuan për të dërguar ndihma në vendin e origjinë duke i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore.