“Kryeqendra e veriut” të Shqipërisë ka vendosur të sfidojë pandeminë COVID-19 sikurse vetëm ajo mund ta bënte, me muzikë.
Njerëzit nga ballkonet e dritaret e tyre shijuan muzikën popullore shkodrane që vinte nga sheshi kryesor i qytetit duke mposhtur kështu monotoninë e ditëve të karantinës.
“Dhuratë për Shkodrën” ishte koncerti të cilin spektatorët e ndoqën nga ballkonet e shtëpive, ku mjeshtëri i madh Bujar Qamili, për rreth një ore shpalosi një repertor të pasur muzikor me këngë të vjetra qytetare shkodrane si dhe këngët e tij më të njohura ndër vite.
Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, Qamili u shpreh se ky do të jetë një koncert i veçantë, spektatori më i miri për të ishte ai që do të dilte në ballkon a dritare të shtëpisë.
Koncerti me moton së bashku të mund të festojmë e të gëzojmë dhe të sfidojmë ato orë të vështira që ka krijuar koronavirusi u zhvillua në sheshin Bulevardi Zogu i parë, Parrucë ndërsa njerëzit vazhdon të zbatonin masat e qëndrimit në shtëpi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.