SHBA / Gjonaj: Amaneti shqiptarit që po lufton për jetën, më ço në vendlindje

E martë, 1 Korrik, 2025

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë Nju Jork, ka folur për situatën atje, ai shprehu ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur familjarët e tyre.

Situata në Amerikë është alarmante. Gjonaj foli për shifra të larta. ”195 937 njerëz kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në New York, 7067 deri më sot kanë ndërruar jetë dhe brenda 24 orëve kanë vdekur 799 persona”, tregoi Gjonaj.

Ndërsa foli dhe  për situatën e komuniteti shqiptar atje, Mark Gjonaj tha:

“Janë disa raste që më duhet të përmend. Në një rast, dikush humbi anëtarin e familjes dhe nuk mundi ta varrosë. Por një rast tjetër që më ka prekur dhe akoma jam i tronditur një shqiptar më thirri e më tha Mark po luftoj për jetën, nëse vdes trupin ma ço në vendlindje.”Mënyra se si u përhap kaq shpejt në Nju jork ka për shkak kryesor, popullësinë e madhe që ndodhet atje dhe grumbullimet e shumta.

Kriza ekonomike ka prekur dhe Amerikën kryesisht New Yorkun, por nuk dihet se sa do të jenë shifrat. Shteti  ka projektuar një buxhet 2.2 trilion dollar për të ndihmuar bizneset, individët e spitalet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.