Gjermani / COVID-19, Mjeku Besmir Elmazi tregon si nisi “epidemia e skiatorëve”

E mërkurë, 17 Prill, 2024

Mjeku Besmir Elmazi nga Prespa e Maqedonisë së Veriut u diplomua për Mjekësi në Tiranë, në vitin 2009. Pas një përvoje disa vjeçare si mjek në Maqedoni, erdhi për specializim në 2014 në Gjermani, në Klinikën Helios të Kardiologjisë dhe mjekësisë Interne në Duisburg të Gjermanisë, një qytet me rreth 500 mijë banorë. Edhe ai, si kolegë e tij gjermanë, është në vijën e parë të personelit për të përballuar me sukses situatën e krijuar nga Koronavirusi.

Si paraqitet aktualisht situata ne Gjermani, shifrat nga Instituti Robert Koch duken optimiste. Çfarë do të thotë kjo? Shumë ekspertë thonë se norma relativisht e ulët e vdekjeve vjen si rezultat i testimeve të shumta. Kanë të drejtë këta ekspertë?

Situata aktuale në Gjermani vazhdon të paraqitet e tensionuar duke parë numrin gjithmonë e në rritje të personave të prekur nga Covid-19. Sipas Universitetit Johns Hopkins dhe Instituti Robert Koch vendi regjistron aktualisht mbi 112000 infeksione të konfirmuara duke u renditur në ketë mënyre ne vendin e pestë në botë mbrapa Shteteve të Bashkuara, Italisë, Spanjës dhe Francës.

Por me rreth 2300 vdekje, shkalla e vdekshmërisë në Gjermani vazhdon të jetë diku 1,8-2,1% krahasuar me 12 % në Itali, rreth 10% në Spanjë, Francë dhe Britani, 4% në Kinë. Mendoj se janë disa faktorë, të cilët ndikojnë që Gjermania aktualisht të paraqitet me këto shifra: mosha mesatare e të prekurve, testimi i hershëm dhe ndjekja e pacientëve, sistemi shëndetësor, masat e mara nga shteti gjerman etj.

Mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani është më e ulët sesa shumë vendeve të tjera. Shumë nga pacientët e parë të prekur ishin relativisht të rinj dhe të shëndetshëm, por këta ishin persona te cilët në fillim të shkurtit ndodheshin për pushime dimërore në Austri dhe në Itali. Gjithçka filloi si “epidemi e skiatoreve”.Ndërkohë që infeksionet vazhdonin të përhapeshin, më shumë njerëz të moshuar filluan të preken dhe numri i vdekjeve filloi të rritet.  Por mosha mesatare e sëmundjes mbetet relativisht e ulët aktualisht 49 vjeç. Në Francë është 62.5 dhe në Itali 62, sipas raporteve të tyre të fundit kombëtare.

Një shpjegim tjetër për shkallën e ulët të vdekshmërisë është se Gjermania ka testuar shumë më tepër njerëz sesa shumica e vendeve të tjera, që do të thotë se ka kapur më shume njerëz me pak ose aspak simptoma të Koronavirusit, duke rritur numrin e rasteve të njohura. Në mes te janarit, shumë kohë para se shumica e gjermanëve të kishin njohuri për virusin, spitali universitar Charité në Berlin kishte zhvilluar tashmë një test dhe e postoi formulën në internet.

Në kohën kur Gjermania regjistroi rastin e parë të Covid-19 në shkurt, laboratorët në të gjithë vendin kishin tashmë testin në dispozicion. Arsyeja pse ne në Gjermani kemi kaq pak vdekje në këtë moment, krahasuar me numrin e të infektuarve mund shpjegohet kryesisht me faktin se këtu po behet një numër jashtëzakonisht i madh testimesh. Deri më tani në Gjermania po kryhen rreth 350,000 teste të Koronavirusit në javë, shumë më tepër se çdo vend tjetër evropian.

Testimi i hershëm dhe i përhapur i ka lejuar autoriteteve të ngadalësojnë përhapjen e pandemisë duke izoluar rastet e diagnostikuara. Testimi gjithashtu ka bërë të mundur që trajtimi të administrohet në një mënyrë më të shpejtë. Kur kemi një diagnoze të hershme dhe mund t’i trajtojmë pacientet herët – për shembull t’i vendosësh ata në një ventilator para se gjendja e tyre shëndetësore të përkeqësohet – shansi për të mbijetuar është shumë më i lartë!

Ndjekja e pacientëve të prekur ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm, testimi dhe ndjekja është strategjia që ishte e suksesshme në Korenë e Jugut dhe Gjermania është përpjekur ta kopjojë këtë strategji.

Personeli mjekësor, në rrezik të veçantë për t’u prekur nga virusi, testohet rregullisht. Në fund të muajit prill, autoritetet shëndetësore planifikojnë gjithashtu të kryejnë një studim në shkallë të gjerë të antitrupave për të vlerësuar se ku po ndërtohet imuniteti. Por ka edhe faktorë të rëndësishëm mjekësore që e kanë mbajtur numrin e vdekjeve ne Gjermani relativisht të ulët, ndër ta dhe trajtimi i hershëm në Klinikat e terapisë intensive, kujdesi dhe masat e marra nga shteti gjerman, udhëzimet për distancimin social- shoqëror të cilat janë respektuar gjerësisht.

COVID-19 kryesisht shkakton sëmundje në rrugët e frymëmarrjes. Madje kush preket duket sikur identifikohet me intubimin që konsiderohet si një nga fazat më kritike të përkeqësimit. Çfarë ndodh konkretisht tek pacienti?

Secili pacient i prekur paraqet rast më vete dhe trajtohet sipas mënyrës më të mirë të mundshme. Disa prej të prekurve paraqiten pa asnjë simptomë, disa kanë simptoma të lehtë të një infeksioni gripal si temperaturë, kollë të thatë, dhimbje të kyçeve dhe muskujve, deri në rastet më të vështira kur virusi prek dhe mushkëritë dhe fillon të krijojë vështirësi të shprehura të frymëmarrjes. Zakonisht pacientët e grupi të parë trajtohen me terapi simptomatik, e cila në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për një trajtim spitalor. Grupi i dytë merren në spital dhe monitorohet ecuria e tyre, në momentin që shikohet se gjendja vjen gjithmonë duke u vështirësuar dhe duke mos lejuar që të arrijë deri në pikën kritike, ku atëherë merret vendimi për Intubacion dhe kjo nuk ka të bëjë fare me moshën e pacientit, intubohen si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Personat me sëmundje kronike, pacientët që vuajnë nga kanceri të cilët mund të jenë në kimioterapi janë gjithmonë grupi më i rrezikuar për të përfunduar ne Intubacion. Pas stabilizimit te gjendjes shëndetësore ata mund të extubohen dhe të marrin terapi oksigjenimi vetëm nëpërmjet një maske të thjeshtë oksigjeni.

Sa të rrezikuar ndjehen njerëzit që kanë probleme shëndetësore si p.sh.: ata që kanë probleme kardiologjie, apo vuajnë nga kanceri, diabeti apo hipertensioni ?

Personat me sëmundje kronike, pacientët me kancer të cilët ndjekin edhe kimioterapi dhe ku sistemi i tyre imunitar është i dobësuar janë gjithmonë grupi më i rrezikuar për t’u prekur. Për sa i përket sëmundjeve në veçanti për momentin ka shume hipoteza dhe studime të cilat mundohen të shpjegojnë ndërveprimet e mundshme. Për shembull para pak kohësh në fushën e kardiologjisë është diskutuar për disa lloje medikamentesh siç janë bllokuesit e enzimës ACE ose ARB të cilët përdoren për trajtimin e hipertensionit, duke u bazuar në faktin se me marrjen e këtyre medikamenteve rritet numri i receptorëve për Covid-19, por për momentin asgjë nuk është plotësisht e konfirmuar, kështu që pacientët nuk mund të heqin dorë menjëherë nga ky grup medikamentesh pa u konsultuar njëherë me mjekun kardiolog. Sipas të dhënave të fundit edhe për diabetikët të cilët kanë vlera të kontrolluara të glukozës  nuk mund të themi se hyjnë në grupin e më të rrezikuarve. Situata ndryshon tek pacientët hemato-onkologjik, duke marrë parasysh imunitetin e tyre të dobësuar, prandaj ky grup pacientesh duhet të bëjë më shumë kujdes në këtë kohë pandemie.

Ju keni tashmë përvojë të gjate si mjek dhe e njihni mirë situatën në Gjermani. Si ishte organizimi nga ana e sistemit shëndetësor për t’ju përgjigjur sa më shpejt kësaj krize? Po lidhur me përpjekjet e shkencëtarëve gjermanë për medikamentet përkatëse kundër Koronavirusit dhe po ashtu lidhur me vaksinën?

Që prej  fillimit të kësaj Pandemie sistemi shëndetësor dhe spitalet në Gjermani patën një mobilizim dhe përgatitje të jashtëzakonshme, si në personel ashtu dhe në masat e trajtimit te pacienteve të prekur. Gjithçka filloi duke anuluar operacionet dhe pranimet e planifikuara me të vetmin qëllim që ne të kemi sa më shumë shtretër në dispozicion për pacientet me Covid-19. Një rol të rëndësishëm në këtë pjese luajnë edhe qendrat e shumta ambulatore, të cilat u krijuan jashtë ambienteve spitalore. Janë pikërisht këto qendra të cilat kanë kontaktin e parë me personat e dyshuar për një infeksion nga Covid-19, janë kolegët në këto qendra të cilët vendosin se cili pacient mund të trajtohet në kushte shtëpiake dhe cili ka nevojë për t’u hospitalizuar. Në këtë mënyrë shmanget edhe dyndja e pacienteve nëpër spitale dhe kontakti i personave të infektuar me pacientët kronikë, të cilët tashmë ndodhen nëpër spitale ku u krijuan pavijone të veçanta që trajtojnë vetëm pacientët me Covid-19.

Për sa i përket përpjekjeve të shkencëtareve për prodhimin e vaksinës kjo akoma mbetet e paqartë. Shumë koncerne farmaceutike në Gjermani, por edhe në të gjithë botën po punojnë me një intensitet të lartë për të gjetur një trajtim sa më shpejt të jetë e mundur, po aktualisht nuk ka asnjë gjë konkrete. Po provohen disa medikamente të ndryshme të cilat mund të kenë efekte në trajtimin e infeksionit , vetëm mbetet për t’u parë rezultatet. Janë pikërisht masat e marra të vetizolimit, shmangies se kontakteve mes njerëzve, higjiena personale si faktorë kryesorë që do të ndikonin në fitimin e kohës, e cila aktualisht është shumë e rëndësishme për shkencëtarët dhe hulumtuesit.

Një studim i Universitetit të Harvardit ka zbuluar se ndotja e ajrit është e lidhur me rritjen e vdekshmërisë nga Koronavirusi? A mund te themi që Gjermania ka qene me fat në këtë rast?

Kjo është një pyetje e cila do një përgjigje më të detajuar nga ana e epidemiologëve dhe virologëve, por në qoftë se ky studim është i vërtetuar, pa dyshim që Gjermania në këtë rast ka qenë dhe është e favorizuar.

Gjermania njihet edhe për një sistem shëndetësor mjaft të mirë ose ndër më të mirët në botë. Mos vallë, falë këtij sistemi kemi edhe këto rezultate të rasteve me Koronavirus në Gjermani?

Padyshim që sistemi shëndetësor gjerman është nga më të konsoliduarit në botë. Javët e fundit spitalet u përpoqën të krijojnë krevate shtesë të kujdesit intensiv deri në 50 për qind më shumë se normalisht. Në janar në Gjermani kishte rreth 28,000 shtretër të kujdesit intensiv të pajisur me ventilatorë, ose 34 për 100,000 njerëz ne krahasim me 12 te tille në Itali dhe 7 në Holandë. Deri më tani ka 40-45 000 krevate të kujdesit intensiv në dispozicion dhe në rast nevoje ky numër mundet të rritet akoma. Për momentin ka akoma kapacitete saqë ne po pranojmë pacientë nga Italia, Spanja dhe Franca. Duke parë që kurba tashmë ka filluar disi të rrafshohet dhe koha që duhet për të dyfishuar numrin e infeksioneve është ngadalësuar në rreth tetë ditë dhe nëse në vazhdim vazhdon të ngadalësohet akoma më shumë, po themi midis 12 dhe 14 ditëve mund të shpresojmë që mos të jetë e nevojshme të vihen në përdorim të gjithë respiratorët që aktualisht kemi në dispozicion. Për momentin mund të themi që situata disi është akoma nën kontroll.

Cili është vlerësimi juaj për vendet si Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut në kuadër të strategjisë që qeveritë kanë marrë kundër Koronavirusit?

Ne edhe pse punojmë dhe jetojmë në Gjermani, kemi familjet tona në vendlindje dhe jemi gjithmonë me shpirt në vendlindje duke e ndjekur situatën e krijuar atje. Masat e marra nga autoritet vendase janë për mendimin tim të drejta dhe duhen marrë shumë seriozisht. Ne kemi të bëjmë me një virus deri më tani i panjohur për ne dhe dua ta theksoj që është shumë agresiv dhe i rrezikshëm, një virus i cili nuk pyet për moshë. Kjo situatë nuk duhet marrë aspak si një shaka ose e pa rëndësishme. Duke parë dhe sistemin shëndetësor në vendet tona imagjinoni se në çfarë katastrofe mund të arrihet në rast të një përhapjeje të pakontrolluar të infeksionit, pasi me këtë virus po hasin probleme edhe sistemet shëndetësore më të mira në botë.

Prandaj do t‘ju bëja thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut t’i përmbahen rregullave dhe masave të ndërmarra, të vetizolohen, të shmangin kontaktet me personat e tjerë, veçanërisht me personat me sëmundje kronike dhe të moshuar, të respektojnë distancat kur dalin jashtë, të shmangin dyndjet para dyqaneve, pazareve, bankave. Nuk ka asnjë lloj efekti nëse ke ndenjur gjithë javën brenda dhe në momentin e parë që të jepet mundësia të dalësh jashtë të dyndesh mes turmës. Vetëm në këtë mënyrë mund të izolohet ky virus. Nuk duhet të krijohet panik dhe frikë por duhet me qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Vetëm të bashkuar dhe të disiplinuar do të dalim nga kjo situatë e krijuar!