Java e madhe arbëreshe, vazhdon tradita shekullore e pashkëve

E premte, 29 Mars, 2024

Një nga elementet që ka ndikuar në ruajtjen shumëshekullore të gjuhës dhe traditave tek arbëreshët është edhe besimi fetar, si dhe kremtimi i festave së bashku. Shumë prej vendeve ku jetojnë arbëreshët në Itali, kanë nisur festimet e Javës së Madhe të Pashkëve.

Ndryshe nga vitet e shkuara, për shkak të situatës së krijuar në të gjithë botën, arbëreshët nuk do të organizojnë tubime e kremtime masive përgjatë kësaj jave. Plot rite simbolike e fetare që paraprijnë festën e Pashkëve do të organizohen në shtëpi.

Kujtojmë se tek arbëreshët Java e Madhe shoqërohet çdo vit me festime të shumta, me gatime të posaçme dhe me parakalime nëpër rrugët e qytetit me veshjet tradicionale arbëreshe. Ruajtur në kohë, tradita popullore i jep jetë këtij ceremoniali unik, artistik e shpirtëror që evokon pasionin, vdekjen e ringjalljen.

Kulmi i këtij manifestimi, sa fetar aq dhe artistik, arrin pas Pashkëve, kur në çdo qytezë arbëreshe, në Kalabri, Sicili, Abruco e kudo tjetër në Itali, këndohet e kërcehet “Vallja e Skënderbeut”.