Austri/ Shqiptari ofron programe kompjuteri falas për ata që punojnë nga shtëpia

E premte, 26 Prill, 2024

Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 nuk ka ndryshuar vetëm jetën e  njerëzve, por edhe mënyrën se si punojnë. Mijëra njerëz në mbarë botën tashmë kanë braktisur zyrat e tyre, si një mase e domosdoshme për tu mbrojtur nga pandemia dhe po zhvillojnë punën nga shtëpia.

Por jo gjithmonë kompjuterët personalë janë të pajisur me programet e përshtatshme që përdorën gjerësisht në zyra.

Pikërisht kjo vështirësi që mund të  kenë njerëzit që punojnë nga shtëpia e ka nxitur një shqiptar të ndihmojë bashkatdhetarët e tij.

Shiqeri Emrllahu, drejtues i një kompani në fushën e teknologjisë së informacionit në Salzburg të Austrisë, së bashku me ekipin e tij ka marrë një iniciativë të veçantë duke iu mundësuar të gjithë atyre që punojnë nga shtëpia programe falas si: Office Paket dhe Kaspersky.

Lajmi është bërë i ditur nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ku ndër të tjera thuhet se kjo kompani është e gatshme për të ofruar ndihmë teknike falas cilido anëtar të rrjetit që ka nevojë derisa masat e caktuara për parandalimin e virusit nga autoritetet austriake janë në fuqi.

Emrllahu është anëtar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dega në Salzburg  dhe njëkohësisht anëtar i Dhomës së Tregtisë të Salzburgut.

Burimi origjinal këtu: