Studenti shqiptar i pari në botë që studioi strukturën e COVID-19

E premte, 17 Maj, 2024

Corona virusi ka prekur globin. I panjohur thellësisht, Corona është kthyer në enigmën e njerëzimit, duke vënë në ngërç jetën dhe normalitetin duke kërcënuar fort edhe ekonominë. Pyetja se si është i ndërtuar ky virus na çon tek instikti i njeriut për të njohur terrenin e vet. Stivi Llanga, një student i shkëlqyer shqiptar, tashmë në sistemin master pranë “Universite Paris Sud (Francë) dhe “Adam Mickiewicz University in Poznan (Poloni) është i pari në botë që ka bërë një punim të tillë të kësaj fushe në qarqet shkencore. Vëmendja e tij si kimist është fokusuar mbi mbështjellën e virusit.

Si arrite të nxjerrësh një rezultat mbi strukturën e gjeometrike të Covid 19?

E gjitha filloi si pjesë e një detyre të cilën ma caktoi një profesor këtu në Poloni. Ai më kërkoi të studioja disa proteina të caktuara në virus. Unë, i shtyrë dhe nga kureshtja, fillova të bëj një punë më të gjerë se kjo. Pasi mbarova studimin e proteinave S, fillova të studioja të gjithë kapsidin e virusit. Sigurisht kjo do një imagjinatë të madhe. Unë konsiderova në mënyrë imagjinare virusin si një sferë të rregullt dhe nga kjo sferë dalin disa kunja (proteinat S) të cilat shpërndahen në virus në dukje në mënyrë rastësore. Pasi llogarita numrin e proteinave, zbulova strukturën ideale gjeometrike të virusit dhe me anën e studimeve që kanë bërë disa studiues në Kinë, vendosa të vështroj hapësirën që zënë këto proteina në kapsidin sferik të virusit. Në punën time është studiuar në mënyrë të detajuar, format gjeometrike të virusit dhe jepen fakte për një strukturë të mundshme IKOSAHEDRALE të tij.

Çfarë karakteristikash ka ky virus ?

Virusi Sars Covid 2 ( Covid 19) është një virus i cili ka si të gjithë të tjerët një material gjenetik (ARN) dhe një guackë mbrojtëse (Kapsidi). Ai përbëhet nga 4 proteina: S,M,E dhe N. Këto 4 lloje proteinash veshin strukturën e Kapsidit dhe janë shpërndarë në virus në mënyrë pothuajse uniforme. Ky virus përhapet më së shumti nga kontakti i drejtpërdrejtë njeri me njeri, kryesisht nga tështimat ose kolla në një distancë rreth 1.8 m larg. Një mënyrë tjetër e përhapjes është ajo indirekte, kryesisht nga kontaminimi i objekteve të ndryshme. Në disa materiale si psh: plastika dhe çeliku, virusi reziston rreth 3 ditë, në materiale si bakri, për disa orë dhe në materialet lipidike larëse (sapun ose solucione me bazë sapunin) virusi është INAKTIV.

Pse ky virus tek disa persona shfaq simptoma më të rënda?

Me të dhënat e sotme, të cilat janë marrë pas afërsisht 1 millionë rastesh me Sars Covid 2, mund të themi disa statistika të cilat na ndihmojnë t’i përgjigjemi pyetjes së mësipërme. Në totalin e raportit (raste vdekjesh për raste të të prekurve), vendin e parë e mbajnë grupmoshat mbi 80 vjeç. Këto grupmosha nisur dhe nga një sistem imunitar më i dobët, mund të bien pre e infektimit nga virusi. Më pas vjen mosha 70-79 vjeç të cilët për arsyet e mësipërme, preken po ashtu. Të jesh i ri nuk të mbron nga virusi, mosha nuk është një arsye e fortë, arsye e fortë është sistemi imunitar i dobët. Psh: mund të jesh dhe 30 vjeç dhe mund të kesh komplikacione të renda nga virusi, sepse ke sisitemin imunitar të dobësuar. Gjithashtu statistikat flasin se ky virus prek më shumë meshkujt. Kjo mund të lidhet me llojin e jetës që kanë bërë meshkujt e prekur.

Në çfarë forme ADN-ja e njeriut i reziston sulmit nga Corona?

Të pasurit një sistem imunitar të fortë nuk është domosdoshmërisht e lidhur me AND-në e njeriut. Sipas mendimit tim, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kodin gjenetik të njeriut dhe prekjes nga virusi. Një nga metodat gjeniale që po ndjekin disa kërkues vaksinash në botë, është të prodhojnë antitrupa duke modifikuar strukturën e AND-së së vetë njeriut.

Sa janë shanset për të garantuar vaksinën e duhur të COVID-19?

Shanset qëndrojnë gjithmonë. Të gjithë laboratorët më në zë të botës po merren me këtë gjë dhe besoj që do të dalë shumë shpejt. Mendohet që në Hemisferen Veriore, në kohën e verës ky virus të inaktivizohet, për t’u rikthyer prap në dimër në rast se nuk gjendet vaksina.

Cila janë masat që duhet të ruajë popullata për ta evituar apo zhdukur Corona virusin?

Korona virusi nuk zhduket. Edhe po doli vaksina, ai do të qëndrojë në botë, por do të bëhet një grip i cili kurohet me një ilaç që mund të blihet në farmaci. Popullata duhet të ndjekë të gjitha rregullat e vëna nga qeveria, të kufizojnë daljet. Një këshillë është edhe forcimi i sistemit imunitar me anë të stimulantëve të ndyshëm si psh: vitamina C (por në sasi normale).

Burimi origjinal këtu: