Shqipëria, jo më vendi tranzit i emigrantëve nga Ballkani Perëndimor

E martë, 14 Maj, 2024

Nga Dr. Visar Malaj

Numri i emigrantëve, të cilët kanë ndjekur të ashtuquajturën ‘Western Balkans route’ ka qenë çdo vit në rënie, në krahasim me numrin rekord të mbërritjeve në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2015. Përllogaritjet e bazuara në të dhënat e fundit në dispozicion, të publikuara nga Frontex (European Border and Coast Guard Agency), tregojnë se në vitin 2018, numri i emigrantëve të parregullt të zbuluar në këtë itinerar ishte rreth 52% më pak se një vit më parë, ekzaktësisht 5.869. Pjesa dërrmuese e këtyre shtetasve ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Irani; vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor (BP) kanë prodhuar gjithnjë e më pak emigrim të jashtëligjshëm pas vitit të nxehtë 2015. Në vitin 2019, Frontex filloi në Shqipëri operacionin e saj të parë të përbashkët jashtë BE-së, me qëllim mbështetjen në kontrollin e kufijve dhe trajtimin e krimit ndërkufitar.

Një tjetër variabël interesant është numri total i kërkesave për azil (për herë të parë) i shtetasve të BP-së në vendet e BE-së: përllogaritjet nga të dhënat e  Eurostat tregojnë një rënie vjetore mesatare me rreth 46% për periudhën pas 2015. Numri i shtetasve shqiptarë që kërkuan azil (për herë të parë) në vitin 2019 ishte 5.645, rreth 71% më pak se një vit më parë. Këto kërkesa kanë pasur në thelb kryesisht problemet ekonomike dhe sociale. Nxitja e mëtejshme e rritjes ekonomike, lufta kundër korrupsionit dhe mbi të gjitha zbutja e pabarazisë, do të ndikonin në zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të kërkesave për azil dhe të emigrantëve në përgjithësi.

*Autori është lektor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës