“Fjalët e qiririt” përmes gjuhës italiane

E enjte, 23 Maj, 2024

Nga Alva Dani

Naim Frashëri, siç dihet tashmë botërisht, është një ndër figurat më të mëdha të letërsisë dhe të vlerave shpirtërore të kombit shqiptar. Poezia “Fjalët e qiririt” vjen e përkthyer në gjuhën italiane nga shkrimtari dhe përkthyesi i shquar Ernest Koliqi. Poezia e përkthyer do të botohet dy herë me tituj të ndryshëm. Fillimisht botohet në revistën “Shejzat” në vitin 1962 me titullin “Cio che dice il cero”, ndërsa për herë të dytë botohet në vitin 1963 në antologjinë me poezi shqiptare të përkthyera në italisht (“Antologia della lirica albanese”), me titullin e shkurtuar “Il Cero”. Përkthimi i vargjeve të Naimit nuk është aspak i lehtë. Vargjet e Naimit mbartin një filozofi të caktuar, një mision, një kredo, një botëkuptim, andaj dhe përkthimi në një gjuhë të huaj bëhet edhe më i vështirë. Përkthimi i Koliqit është shumë i kujdesshëm, sidomos në nivelin semantik, në ruajtjen e mesazhit dhe përçimin e ndjeshmërive. Koliqi arrin të kapë thelbin e mendimit, thelbin e vetëdijes artistike dhe morale të autorit. Struktura poetike, forma, rima, ritmi janë disa nga elementët e domosdoshëm poetikë të një krijimi në vargje. Koliqi bën pjesë tek ata përkthyes që e çmojnë besnikërinë, prandaj ai synon të mos tradhtojë as mesazhin e autorit dhe as kodin e tij figurativ e, madje, as muzikalitetin e origjinalit. Në çdo fjalë ruhet pesha e saj unike, ruhet dhe përçohet në të njëjtën mënyrë ideja e vetëflijimit dhe e vetësakrifikimit për njerëzimin në përgjithësi dhe për atdheun e tij në veçanti. Dhe Koliqi më mirë se çdokush tjetër arrin të depërtojë deri në filozofinë e vargut, në palcën e mendimit naimian, aty ku tretet pak e nga pak e nuk vdes asnjëherë, aty ku mbretëron vetëmohimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Koliqit i duhet të ndërmarrë misionin e poetit, jo vetëm të përkthyesit, të ndjejë deri në palcë shkrirjen shpirtërore të poetit me njeriun dhe, për më tepër, ta përçojë me një gjuhë që nuk është e tija dhe për një lexues që nuk e njeh historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me mjeshtërinë e një përkthyesi të sprovuar dhe me një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, Koliqi ndërton vargun tetërrokësh naimian, duke shpalosur zhdërvjelltësinë e atij që e njeh mirë tashmë thelbin e mesazhit, që e njeh mirë vargun shqiptar dhe atë italian. Koliqi me këtë përkthim dëshmon edhe një herë se përkthimet e tij, më shumë se një sfidë personale, u shndërruan në një mision të rëndësishëm për t’u përmbushur, në një përpjekje të vazhdueshme për të shpalosur vlera qytetërimi dhe aspekte te vlerave identitare letrare të kombit shqiptar. Naimi vazhdon të lexohet e të rilexohet edhe pse që nga koha kur është shkruar kjo poezi kanë rrjedhur shumë ujëra. Naimi ka mbetur, siç shkruan Jorgo Bulo, apostulli dhe ndërgjegja e kombit, referencë morale e palëkundshme e tij. Ernest Koliqi, me përkthimin e tij të arrirë, i kaloi me krenari kufijtë e Shqiptarisë, duke u treguar të gjithëve se drita që shpërndau ky poet i pamort i ka rrënjët e thella dhe ndriçon akoma.

*Autorja është  pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.