Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me kandidatët e LVV-së për kryeparlamentar dhe lidhjen e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Haxhiu tha se Tahiri “me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta”. Ajo sqaroi se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës ishte shuar gjatë mandatit të Tahirit si ministër në vitin 2018 dhe se ligji që përfshinte periudhën deri më 31 dhjetor 2000 ishte miratuar nga qeveria e PDK-së në vitin 2011.
“Ligji zbatohet për periudhën e luftës, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999, ndërsa zgjerimi deri në fund të vitit 2000 ka të bëjë vetëm me pasojat e drejtpërdrejta të luftës, si të zhdukurit dhe viktimat nga minat. Çdo interpretim tjetër është keqinformim dhe shpërdorim politik i tekstit ligjor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo gjithashtu theksoi se vendimet e PDK-së gjatë kohës së ministrisë së Tahirit kanë lënë Kosovën pa mekanizma shtetërorë për dokumentimin e krimeve të Serbisë, duke hapur rrugën për një gjykim selektiv ndaj UÇK-së.
Tahiri kishte akuzuar më herët LVV-në se kandidatët e propozuar për kryeparlamentar mbajnë “rekord të zi” ndaj UÇK-së, duke përmendur edhe Albulena Haxhiun dhe ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.