I kërkuar nga Spanja, kapet në Laç 40-vjeçari shqiptar me katër identitete

E premte, 20 Nëntor, 2026

Një 40-vjeçar, i akuzuar për disa vepra penale në Spanjë dhe i njohur me katër identitete, është kapur në Laç nga Policia e Shtetit.

Operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”, i koordinuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në bashkëpunim me INTERPOL-in spanjoll, rezultoi me lokalizimin, arrestimin dhe vendosjen në pranga të shtetasit Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., lindur në Lezhë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas autoriteteve, i riu ishte pjesë e një grupi kriminal me ndarje të qartë të funksioneve, duke përfshirë marrjen me qira dhe përshtatjen e ambienteve për kultivimin e drogës. Gjatë operacioneve në Spanjë janë gjetur dy ambiente të tilla në Oropesa dhe Cabanes.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madrid për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.