Abelard Tahiri i PDK akuzon LVV: Kandidatët për Kuvend me qëndrime anti-UÇK

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) lidhur me kandidatët e propozuar për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim publik, Tahiri akuzoi tre prej emrave të përmendur nga LVV se kanë mbajtur qëndrime dhe kanë ndërmarrë veprime të papranueshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas tij, Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hetimeve deri më 31 dhjetor 2000, gjë që, sipas Tahirit, prek drejtpërdrejt veteranët e UÇK-së.

Ai po ashtu akuzoi Donika Shvarc se ka fabrikuar dosje ndaj krerëve të UÇK-së dhe i ka dorëzuar ato pranë gjykatës, ndërsa për Hekuran Muratin tha se ka përjashtuar nga paga minimale tri kategori të shoqërisë: veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.

“Po duket se të gjithë e dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës”, shkroi Tahiri, duke lënë të nënkuptohet se LVV nuk ka qëndrim të qartë për respektimin e UÇK-së.

Ndërkohë, nesër nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Koalicioni LVV-Alternativa-Partia Guxo ende nuk ka siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta kaluar këtë proces.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.