Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, në Kulmak të Skraparit, vazhduan edhe këtë vit duke mbledhur mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora dhe vende të tjera të botës. Tradita shekullore e bektashinjve, që zhvillohet nga 18 deri më 25 gusht, e kthen malin 2416 metra mbi nivelin e detit në një qendër të fuqishme shpirtërore e kulturore.
Besimtarët ngjisin majën e malit, ngrenë çadrat pranë Teqesë së Kulmakut dhe kryejnë ritet tradicionale, përfshirë therjen e kurbanëve. Për komunitetin bektashi, mali i Tomorrit është i shenjtë pasi, sipas besimit, aty prehet Abaz Aliu, një nga figurat më të nderuara të këtij besimi, i njohur si mrekullibërës dhe simbol i sakrificës.
Për garantimin e rendit dhe shmangien e aksidenteve në rrugët që të çojnë drejt malit, Policia e Beratit ka hartuar një plan të posaçëm masash, duke vendosur patrulla në të gjitha akset kryesore.
Ky pelegrinazh, i cili bashkon çdo vit qindra mijëra njerëz, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë, duke treguar fuqinë e traditës dhe besimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.