Tushemisht,ndalohet skafi me 7 shtetas që kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme

E premte, 20 Nëntor, 2026

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë konstatuar përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip skaf, me 7 persona në bord, që kishte hyrë në ujërat territoriale të Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Pas shoqërimit në Stacionin e Policisë, u kryen verifikimet dhe u morën masat përkatëse. Në zbatim të ligjit “Për mjetet lundruese”, ndaj një shtetasi të mitur u vendos gjobë administrative prej 10 mijë lekësh, ndërsa gjashtë të rriturit u ndëshkuan me nga 50 mijë lekë secili, në bazë të ligjit “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga pika kufitare Tushemisht.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë deklaroi se reagimi i Policisë ndaj çdo shkeljeje do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.