Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos të Greqisë, ku një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht pas rënies në një pishinë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, rreth orës 15:00, kur e mitura, vajza e vetme e një familjeje shqiptare që jeton dhe punon prej vitesh në ishull, kishte dalë për të luajtur në oborrin e shtëpisë. Sipas informacioneve, ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk brenda pak minutash.
Pas kërkimeve të dëshpëruara të nënës dhe fqinjëve, vogëlushja u gjet rreth 150 metra larg banesës, në pishinën e një vile turistike. Trupin e saj e zbuloi kuzhinieri i vilës, i cili sapo kishte mbërritur për të filluar punën.
Turistët që qëndronin në vilë nuk ndodheshin aty në momentin e ngjarjes. Vogëlushja u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore të ishullit, ku mjekët tentuan për më shumë se gjysmë ore ta rikthenin në jetë, por përpjekjet rezultuan të pafrytshme.
Ndërkohë, nëna e 4-vjeçares ndodhet në komisariatin e Paksos dhe pritet të dalë para prokurorit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë tragjedi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.