Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhje, duke e quajtur këtë një “shembull flagrant të inxhinierisë politike”.
Sipas Gjuriçit, ky vendim synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike në Kosovë. “Duke refuzuar kandidaturat e paraqitura siç duhet dhe që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë kanë shkelur përsëri sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë – të heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë”, shkruan ambasadori.
Ai thekson se masa e marrë bie ndesh me parimet themelore demokratike dhe shkel marrëveshjet e dialogut, ku ishte garantuar e drejta e serbëve për përfaqësim politik autentik. Gjuriç akuzoi autoritetet kosovare se po thellojnë përçarjet dhe po minojnë stabilitetin, në vend që të nxisin bashkëjetesën dhe besimin.
Në përfundim, ambasadori serb bëri thirrje për reagim nga partnerët ndërkombëtarë dhe paralajmëroi se Beogradi do të mbrojë me të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore të drejtat dhe dinjitetin e serbëve në Kosovë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.