Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njoftoi para nisjes së seancës konstituive se partia e tij synon të organizojë konsultime paraprake me grupet parlamentare dhe Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë të koordinuar.
“Sot përmes koleges tonë Time Kadrijajt, shefe e grupit parlamentar, do të kërkojmë një konsultim përpara seancës me grupet dhe kryesuesin, për të diskutuar kandidaturat dhe për të identifikuar një kandidat unifikues”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se AAK nuk mund të detyrojë VV-në të propozojë një kandidat, por mund të diskutojë mundësinë e një kandidati të përbashkët, duke vlerësuar se ka deputetë të VV-së që partia e tij do të mbështeste për këtë funksion.
“Mirë është që të kemi informacion paraprak për kryetarin e Kuvendit, pasi ai është kryetar i të gjithë deputetëve. Ka deputetë të VV-së që ne do t’i kishim votuar për këtë funksion”, shtoi Haradinaj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.