Grabitësit shqiptarë kapen pas ndjekjes dramatike në Itali

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një grabitje në zonën e Cassias në Itali u kthye në një ndjekje si në filma në Parkun Insugherata, duke përfunduar me arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe lëndimin e disa oficerëve nga përdorimi i forcës dhe kaçavidës.

Sipas mediave italiane, banda e “skifterëve” kishte vjedhur bizhuteri floriri me vlerë 40 mijë euro, të cilat u rikthyen pronarit të apartamentit. Të arrestuarit, të moshave 18–36 vjeç, dyshohen edhe për një seri grabitjesh të tjera, disa me shkallë të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasi agresorët po shkonin në shtëpi me plaçkën e marrë nga një grabitje e mëparshme. Policia e Flaminio, e vendosur në park për të monitoruar situatën, ngriti pritë dhe u përball me rezistencë të dhunshme nga grabitësit, të cilët përdorën kaçavide dhe sulmuan oficerët. Megjithatë, policia arriti t’i ndalojë dhe prangosë.

Pas kontrollit u gjet malli i grabitur dhe çelësi i shtëpisë së bastisur. Shqiptarët ishin të pajisur me të gjitha mjetet për kryerjen e grabitjeve, përfshirë pajisje për hapjen e dyerve.

Gjykata vendosi që dy prej tyre të qëndrojnë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik, ndërsa i riu do të paraqitet çdo ditë në Policinë Gjyqësore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.