Dy shtetas të Kosovës, Bashkim dhe Xhemajl Emini, të arrestuar në Serbi më 14 gusht me dyshime për krime lufte si pjesëtarë të UÇK-së, janë liruar dhe tashmë ndodhen pranë familjarëve të tyre në Gjermani.
Autoritetet serbe i kishin akuzuar për rrëmbimin e një shtetasi serb në Rahovec në vitin 1999, por familja ka hedhur poshtë këto pretendime. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht lirimin, ndërsa Prishtina i ka konsideruar gjithmonë ndalimet e këtij lloji si arbitrare.
Lirimi vjen në një periudhë tensioni mes Prishtinës dhe Beogradit, ku Serbia ka shtuar arrestimet e shtetasve kosovarë të dyshuar për bashkëpunim ose pjesëmarrje në UÇK. Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike e vitit 2013, ndërmjetësuar nga BE, nuk ka garantuar bashkëpunim të plotë për rastet e krimeve të luftës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.