Një shpërthim serioz i liseteriozës ka tronditur disa vende europiane, duke shkaktuar dy viktima dhe dhjetëra persona të sëmurë, të gjitha të lidhura me konsumimin e djathërave të butë të pasterizuar, të prodhuara në Francë.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 21 raste janë raportuar në Francë midis dhjetorit 2024 dhe 13 gushtit 2025, ku 18 prej tyre kanë ndodhur që nga qershori. Katër raste të tjera janë raportuar në Belgjikë, Danimarkë, Holandë dhe Norvegji, gjithashtu të lidhura me konsumimin e djathërave të pasterizuara franceze.
Hetimet kanë çuar në identifikimin e një prodhuesi francez, i cili prodhon djathë të butë nga qumështi i lopës dhe dhisë, të shpërndarë nën marka të ndryshme në rreth 30 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Produktet janë tërhequr nga tregu si masë parandaluese dhe autoritetet kanë nxjerrë paralajmërime për konsumatorët.
Liseterioza është një infeksion i shkaktuar nga bakteri Listeria monocytogenes, që transmetohet përmes ushqimeve të kontaminuara. Ndërsa shumica e njerëzve mund të përjetojnë vetëm simptoma të lehta, sëmundja mund të jetë e rrezikshme për gratë shtatzëna dhe personat me sistem imunitar të dobësuar.
Në Francë, pacientët e prekur janë të moshës 34 deri 95 vjeç, ndërsa në vendet e tjera të Europës 35–70 vjeç. ECDC thekson se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por personat që i përkasin grupeve të rrezikuara duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.
Nëse keni konsumuar djathë të butë të pasterizuar francez dhe ndjeni simptoma si ethe, të përziera, dhimbje koke ose diarre, rekomandohet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.