Pjesë e procesit të Thaçit në Hagë, SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarit francez

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i njohur për rolin e tij në procedurën paraprake të rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Guillou ka autorizuar urdhër-arreste ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me akuza për krime lufte.

Përveç Guillou, sanksione janë vendosur edhe ndaj Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang, të cilët sipas SHBA-së mbështesin veprimet e paligjshme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Izraelit.

Si pasojë e sanksioneve, të gjitha pronat dhe interesat në pronën e personave të sanksionuar që ndodhen në SHBA ose nën kontroll amerikan janë bllokuar dhe duhet të raportohen në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC). Ndalohet çdo transaksion ose dhënie fonde, mallrash ose shërbimesh nga apo për këta individë, përveç nëse ka autorizim të veçantë.

Sanksionet synojnë të pengojnë veprimet që, sipas SHBA-së, cenojnë ligjin ndërkombëtar dhe mbështesin procedura të paligjshme ndaj liderëve izraelitë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.